sabato 22 novembre 2014

Zoteria e tij Patellxhani, nje tav pak ndryshe.

Do thoni ju, po kjo Luluja, ska fare sensin e klimes se kohes, e ke ka haberin qe koha e patelxhanave kaloi, tashme jemi ne fundin e vjeshtes fillimin e dimrit edhe patellxhanat haen me shumti vetem turshi.

Keni te drejte, para disa kohesh vendosa te beja turshi, gjeta ne shitje patellxhana nga ata tipik shqiptar, bleva nje qere me hurdhera e me qep majdanoz e gjera te tjera. Por nuk harrita ti beja dot, ndonje here me kam ajo çmendia e te mos berit asdhe nje gje. E kaloj kohe pa gatuar e pa bere ndonje gje me vler sipas mendjes time.
 
Per te harritur te receta ne vijim, nqs ju bierasti te gjeni patellxhana "Shqiperie" provoheni sepse eshte shume ymmyyy.
 
faktikisht si recet e kam provuar vite me pare ne turqi, super super e shijshme, perimet aty jan me te vertete te vecanta, nuk krahasohen fare me shijet e preimeve tona, pastaj piqej ne furre druri edhe kjo e shtonte me shume shijen.
 
Receta ne vijim.
 
ju nevojiten:
 
700 gram patellxhana
500 gram mish te grire
3/4 krere hurdhera
1 koker qep e kuqe (ose scalogno)
majdanoz
2 kokera domate te pjekura mir
rrigon, piper, vaj ulliri sipas deshires.
 
 
Lajheni mire patellxhanat ne uje te rrjedhshem, pastrohini ato nga bishtat, edhe pritini rrota rrota me gjeresi 7/8 cm.
Sperkatini me kripe te trashe edhe lerini ne nje ene me kapak.
 
Ne mikser grini qepen, hurdheren, majdanozin, edhe domatet, perzjejeni te gjithe masen me mishin, shtoni herzat edhe mbulojeni me qeske guzhine edhe lijeni ne frigorifer per 1 ore.
Merni nje tepsi lyheni fundin e saj me pak vaj, shtryllini patellxhanat, nxirni masen  e mishit nga frigoriferi, edhe vendosni ne tepsi, nje pjes patelxhani me nje pjese mishi, e keshtu me rralle deri sa te mbushen e gjithe tepsia.
Piqeni ne fure per 1 ore ne 190 grad, nuk i shtohet as uje as nje gje tjeter.
 
eshte sh e shijshme e teper e thjesht.










Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...