mercoledì 31 ottobre 2012

Supe apo krem kungulli, si per halloween ^_^

Kjo koha diemrore me pelqen shume, me pelqen te gatuaj dimrit apo kur ben fresket, ndersa ne veren e nxete mundohem ti rrij sa me shume larg kuzhines :)  Nejse se sa te filloj mire i ftohti do lexoni qe jam duke enderuar veren qe gjate veres haet me mire etj etj keshtu qe spo e zgjas shume llafe e po ju flas per receten ne vijim.

Kremi i kungullit recet tipike vjeshterore, "vellutata di zucca" eshte e preferuara e ime, ka aq shume vitamina edhe kripra minerale, saqe ky krem nuk ka si te mos t'ju bej  mire per shendetin tuaj. Eshte nje gatim i tipit "quick & easy" si shume gatime te blogut tim, mendoj qe recetat sh te gjata e te lodheshme ja prishin poezine guzhines, keshtu qe un jam me filozofin te thjeshta, te shpjeta, te shendeteshme.!!!!!!!!


 per te pergatitur kete recete ju nevojiten:

  • 1 kungull (ahhh po kungulli  meqe po flisnim per te :P c'krem do ishte pa kungullin ) mesatar tip 500 gram
  • 3 karota
  • 1 qepe e kuqe
  • 3 patate
  • 2 dege selino
  • 1 dege rozmarine (ahhh me keto deget, mos kujtoni se jan dege peme lol, )nje fije me mire
  • vaj ulliri, kripe e erza sipas deshires.



Pastrojme kungullin (qe te jem e qarte behet fjal per kungullin pjekes ate te rrumbullaktin) ja heqim farat, edhe e qerojme nga zhapa, pastrojme qepet, karotat e patatet.
I lajme ne uje te rrjellshem i vendosim te gjithe bashke ne nje ene te thelle, i mbulojme me uje, edhe i lejme te zejne per afersisht 40 min, deri sa uji te jet pergjysmuar edhe perimet e jen zbutur. (ose ne tenxhere me presion per 25 min).  Pasi perimet te jen zjere i hellim kripen edhe herzat e tjera qe kemi zgjellur, ne mikserin zhytes i grirjme te gjitha, kur masa te jet bere si tip kremi shtojme 3 lug vaj ulliri edhe je dege rosmarine, e vendosim prap ne zjarr per 4 min. Edhe kremi eshte gati.  Mua me plq shume eshte nje nga te preferuarit, urroj qe eshe per ju te jet e njejta gje.

ju befte mire!!!!!!!!!!!!

ps. un u mundova te beja sa me sh light kete kremin, por ju nqs deshironi mund ti skuqini perimet ne gjalpe edhe me vone ti zijeni, edhe ta shoqeroni me djath te tipit "taleggio" .






Makarona kerpulla e salçiçe.

Nje pjat dimerore e shpjet e thjesht e super ymmy, por edhe e shume e shendeteshme.

per ta realizuar na nevojiten:

  • 500 gram makarona te shkurtera
  • 400 gram kerpulla
  • 300 gram  salçiçe e fresket
  •  pak vere te kuqe ose te bardhe
  • 2 hurdhera, gjysem qepe
  • vaj e kripe e piper te zi sipas deshires.
  • 80 gram djath i grire per makarona


vendosim ujin me kripe per te zjerre, pastrojme mire kerpullat thuhet qe kepullat nuk duhet te lahen, por un i laj gjithnje e pastaj i fshij me nje pece guzhine. Prisni salçiçen ne copeza jo shume te vogela, prisni edhe kerpullat ne forem fetash, qeroni qepen edhe hurdheren, i presim holle edhe ato.
Ne nje tigan skuqim pak fare qepen edhe hurdheren, pastaj shtojme kerpullat, kur keto te jen zbutur disi shtojme edhe salçicet. 



Hellim makaronat per tu zjerre, ndersa te tigani shtojme veren e kuqe (perdora kete sepse salçicen e kisha goxha me yndyre) e lejme deri sa te avulloj pak, edhe shtojme pak uje nga makaronat, per mos ta lene shume te thate.
Kullojme makaronat i perzjejme me salcen, edhe pajta eshte gati. 

(te kjo recet mund te shtoni panna, ose salce domatesh e plot ose te reduktuar, mua me plq me sh ky version, pasi me duket me i lehte)


Ju befte mire!!!!!!!!!

sabato 27 ottobre 2012

Finocchi gratinati. -Koper ne furre.

Per kete recete shume te shendeteshme ju nevojiten.

  • 2-finocchi mesatar
  • 2-karota
  • 50-gram djath grana ose parm.
  • 30-gram gjalpe
  • 1-gote qumesht te plot
  • 30-gram buke te girire
  • piper kripe edhe erza te tjera sipas deshires.


Marim finocchit (google perkthysi me keshilloi fjalen Koper por sjm shume e sigurt, çdo sygjerim eshte i mirepritur) edhe i lajme ne uje te rrjelleshem, i pastrojm nga gjethet, karotat i qerojme i presim ne rrota te medhaja edhe i vendosim te zjejne per 15 min ne uje me kripe,  finokiot nuk i presim i leme te plot ashtu si jane.  Pasi te kene zjerre i ndajme ne 4 pjese, ose nqs deshironi i ndani e feta te holla. Ne nje tepsi te cilen e kemi lyer me gjalpe edhe me nje shtrese buke te grire, vedosim ne rralle pjeset e finokios me gjithe karotat, qumeshtin e kemi perzier me gjithe buken e grire, edhe e hellim siper perimeve, ne fund i hellim djathin e grire edhe copezat e gjalpit.
 
 
e pjekim ne fure per 30 min ne temp 180 grad.  Si githnje ju keshilloj ta shifni vet me sy, sepse varet shume nga furri.

ju befte mire!!!!!!!




venerdì 26 ottobre 2012

"viva il verde" - Krem me presha e kunguj.

Nje recete super e shijshme, super  e lehte, edhe shume e pasur me vitamina. Por mbi te gjitha eshte nje recete teper e shendeteshme, kremrat me pelqejne shume edhe mundohet ti realizoj ato me te gjitha perimet qe eksistojne, mjafton te keni pak fantasi edhe gjithçka behet!!!!!

Per ke eshte ne diet edhe deshiron te humbase peshe ose te mbaj veten ne forme, duke mos hequr dore nga shija, kjo recet eshte ajo idealia.

Une kremrat mundohet ti bej sa me te lehte, por zakonisht shumica  e personave per te trashur kremrat perdorin djathra te ndryshem, pana, apo edhe miellra te ndryshem. 

Nejse per te realizuar kremin me presha e kunguj,  "vellutata di porri e zucchine" ju nevoiten :

  • 1- presh zakonisht 400 gram (me githe gjethet jeshile)
  • 3-kunguj mesatar
  • 1-qepe e vogel
  • 30 gram -gjalpe (ose vaj ulliri)
  • 50 gram pana acida (eshte e ngjashme me kosin e thartuar :P )
  • 500 ml leng perimesh
  • 30 gram djath parmig. ose grana.
  • kripe aq sa duhet

Marim preshin e pastrojme presim ekstremietin e gjetheve edhe i lajme ato ne uje te rrjellshem te njejten gje bejme edhe me kungujt.
I presim te gjitha se bashku me gjithe qepen, jo shume holle pasi s'eshte e nevojsheme, sepse do ti kalojme ne mikser pasi te jen zjerre.
Une zakonisht i zjej per versionin ultra light edhe ne fund i hell vajin e ullirit, po nqs deshironi skuqini te gjitha sa bashku me pak gjalpe, e leri ato te zbuten ne flake te ulet, kur perimet te jen zbutur disi shtojini lengun e perimeve (per te bere kete leng nevojiten nje karote, nje qepe, nje dege selino te cilat zjehen mire edhe lengun e tyre e perdorim per kremin)

I lejme te ziejne per 30 minuta, pastaj pasi te jet fothur e frullojme me grirsin "zhytes" :p kur te gjithe perimet te jene bere copeza te vogela fare me nje fjal te jen kethyer ne krem, shtojme panen acide, edhe djathin, e veme ne zjar per 5 min edhe kremi eshte gati.



Ju befte mire!!!!!!!

martedì 23 ottobre 2012

Makarona me qiqra :)

Besoj se te gjithe nje kemi nje ushqim qe na sjell ne mendje ne periull te caktuar te jetes tone. Pasi eshte e vertetuar qe nuhatja edhe "shija" (sme vinte ne mendje fjale tjeter) jane shqisat me memorien me te gjate, i bie qe ne trurin tone te jen magazinuar te gjitha ato ushqime qe na kane shoqeruar, un pervete adhuroj aromen e kafese, ate te bukes se sapo nzjer nga furi. Te bakllavase se sapo pjekur, te cilen e adhuroj eshte embelsira ime e preferuar.


Sot po ju sjell nje recete dimerore shume te shpjet e shume te shijshme, "makarona me qiqra" kjo pjate me sjell ne mendje kolegen time te punes, e cila eshte nga jugu i italise edhe kete lloj pjate ata e kane tradit. Mundohem ta imitoj pak, por nuk arrij ta bej dot kurre si puna e saj.
 (eshte nje pajte e varfer e cila ofron te gjitha igredientet per nje ushqim te kompletuar).

per te realizuar makarona me qiqra ju duhen:

  • 500 gram qiqra te zjerre  (mund ti sjeni vet duke i lene ne uje nje dite me pare me nje lug sode buke, ose i blini te gateshem te zjerre)
  • 400 gram makarona te shkurtera
  • 250 gram pelati, ose domate e grire holle, ose nje luge salce domate e kondestuar
  • 1-koker qepe
  • 1/2 thelpinj hurdhera
  • 1-gjelle dafine
  • 1- krah rosmarine
  • vaj, kripe e piper te zi aq sa duhet.
  • djath grana ose parmigiano

Marim qepen edhe hurdheren i skuqim pak pastaj shtojme qiqrat i lejme deri sa te jen zbutur disi (edhe pse jan te zjere) shtojme aty pelatit (ose salcen e domates) edhe e lejme te zjeje per 10 minuta.

Kur salca edhe qiqrat te jen bere shifini me sy, shtojme erzat, ne nje ene tjeter veme per te zjere makaronat, shtojme pak uje nga makaronat te ena ku po pergaisim salcen keshtu salca behet me uniforme.

Kur makaronat te jen zjerre i kullojme edhe i perzjejme me salcen, i ndajme neper pajta edhe i shtojme djathin sipas deshires. 


Ps. masat e me siperme i kam vendosur pak a shume per 4 persona, por nqs jeni me shume ose me pak  shifini me sy.

Ju befte mireeeee!!!!!!




sabato 20 ottobre 2012

"trigle" all' acqua pazza . peshku barbun ne "ujin e çmendur" :D

Mirmengjesi te dashur bloger edhe lexus, ju urroj nje te diele sa me te kendeshme.!!!!!

Te jesh bloger qenka nje detyr e veshtire :p, jeta si bloger te shtyn te jetosh edhe ne guzhin me aparatin fotografik varur ne qafe, si e kam shkruar shpesh here ndoll qe te kujohesh te besh fotografi, pasi ushiqimi eshte ngrene i gjithi, apo te gatush me mendimin ymmm me doli e mire po e vendos ne blog.

Kur hapa kete blog, nje nga detyrat qe i vura vetes ishte ajo e te shkruarit ne gjuhen shqipe, (plot me gabime) por urroj te me falet.  Shpesh here perdor google perkthysin per te gjetur fjalet e duhura.
edhe sot dilema si i thone Peshkut trigle  ne shqip, goole me sygjeroi fljalen "barbun". Eshte ai peshku si i kuq. Mund te jet peshk balte apo shkembi, ne te dyja rastet eshte sh i shijshem.

per te bere kete recete ju nevojiten :

  • 1 kg peshk barbun
  • 2/3 thelpinj huredhera
  • 1 koker qepe
  • 1 gote uje
  • 3 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper
  • domate te vogela
  • majdanoz
  • ndonje gjethe dafine sipas deshires.




Marrim peshkun e pastrojme nga luspat, qerrojme hurdherat edhe qepet, edhe i presim ato ne menyre te madhe, ne nje tigan qe nuk ngjitet ushqimi, i skuqim me pak vaj ulliri.

kur qepa edhe urdhera te jen zkuqur pak jo shume, shtojme peshkun. E lejme te skuqet pak fare e pastaj shtojme majdanozin domatet e vogela, edhe pak uje.

e lejme me kapak per 5 -7 minuta. e kontrollojme me sy nqs peshku eshte gati.

zakonisht kjo eshte koha e duhur, i shtojme erzat sipas deshires, edhe ushqimi eshte gati.

Shume i sjet edhe shume i shijshem.

ju befte mire!!!!!!!!!

martedì 16 ottobre 2012

Supe Filandese me Salmon

Pra ca ditesh pash ne televizor kete recete, e cila mu duk shume ymmyyy.
Mendova un qe e kam shume qef Salmonin perse mos ta provoj nje here? sipas menyres time ajo nuk diskutohet, u mundova ta beja sa me shume light.


per kete supe ju nevojiten:

  • 500gram salmon
  • 6-7 kokera patate
  • 3-4 karota
  • 1 qepe
  • 2 gjethe dafine
  • pak koper
  • piper te zi
  • vaj ulliri
  • limon sipas deshires
marim perimet i pastrojme i lajme edhe i presim ne forem kubi patatet, ne forem rrethore karotat, grijme edhe qepen holle me gjithe coperin, edhe i vendosim per te zjerr ne uje me pak krip, (receta origjinale eshte qe duhet te skuqen me gjalp por une nuk vendosa keshtu, nqs deshironi mund ta beni edhe ne versionin qe ne fillim si skuqni e pastaj i zjeni).
Pasi perimet te kene zjere, edhe uji te jet pakesuar disi, por jo shume shtojme salmonin, qe e kemi lare, ja kemi hequr lekuren edhe halat (me nje pickatore hiqen shume kollaj).
I lejme te zjeje per 10-12 minuta me se shumti, edhe pse behet me shpjet, shifeni me sy, shtojme coperin, edhe vajin e ullirit. Edhe sa hap e mbyll syte eshte gati!!!!!!!!



ps. receta origjinale ka edhe panen acide, por un nuk e preferoj edhe nuk e vendosa te receta.
fotografit jane bere disi me vonese edhe duket pak e lengeshme supa.

ju befte mire!



venerdì 12 ottobre 2012

Same people feel the rain, others just get wet.

E adhuroj shiun....ndoshta ne keto momente qe po shkuaj do ta adhuroja me shume, neqoftese do te binte shi.

Shiu eshte kaq delikat e i embel, kaq rritmik e shpjet, kaq i fresket e i akullt.
Une e dua shiun, aq sa dua te lexoj nje liber te kendeshem kur jasht bie shi, ashtu si adhuroj te shof stuhine qe jasht ben kerdine, kur un jam ngrohte e rehat ne folezen time apo te eci kur bie shi.
Me plq te veshtoj njerezit nen shi nga vendi im i preferuar, me pelqen te shof çadrat shume ngjyrshe, te degjoj zhurmen e tramit e trafikun e rrenduar fytyrat e heshtura, te qeshura te njerzeve qe kethehn ne shtepi pas nje dite pune. Sme kujtohet mire ku kam lexuar, "qe nuk flitet keq per gjerat qe bien nga qielli" ne fakt mese e drejte nqs bie shi ka nje motiv :P E kuptoj qe ketu ku jam une shiu shpesh here behet i bezdisur sepse zgjat me jave, dimrit shtohet edhe mjegulla e lageshtia kap qiellin. Po mua me pelqn Milano ne shi, tek e fundit takimin e pare me te  e kam patur ne nje dit me shi, tmerresisht kaotike.


Ne femirine time e adhuroja shiun sepse pas tij, mund te dilja ne oborr apo neper rrugicat e lagjes e te shifja kermijt qe zvarriteshin pas shiut, me dukeshin magjike keto krijesa. (flas per moshen 5 -6 vjeçare)
apo era qe shiu linte mbi asfaltin e sterngrohur te gushtit, ne darke me vjen ne mendje gjyshja qe me bente nje caj, e me pyeste-ah te pelqen shiu???? ath shtrengoj fort batanijet e mendoj sa do te me pelqente te kethehesha edhe nje here femij.  (vetem per pak kohe) 




Milano pzz Cordusio





il Duomo di Milano





nga kopeshti i shtepise sim, nje lule qe ka 3 vjet qe nuk eksiston me.


Pas shiut.

Tek e fundit me plq shiu sepse pas tij lind gjithenje Dielli!!!!!!!!


mercoledì 10 ottobre 2012

Tarte tatin, i eshte qepur luluja molles e nuk i shqitet.

Po eshte e vertete i jam qepur molles edhe nuk i shqitem!!!!!!!! Kjo eshte dashuri e vertete edhe urroj qe te zgjase sa me shume.

E mbani mend torten me Limon, pasi e kullufita te gjithen pothuajse vet, ne familje shumica se ka qef eren e agrumeve ne embelsira, u betova qe per 1 muaj nuk do gatuaj me embelsira. Jo per gje por meqe dimri eshte i gjate nuk dua te shendoshem qe tani :P.  Nejse u betova por betimi nuk zgjati as 3 dite pas reçelit te ftoit, vendosa die te provoja edhe une nje Trate tatin, kisha me shume se 1 vit qe nuk e gatuaja kete embelsire.

dy llafe per elmbesiren ne fjale : nje pete e molle persiper  e kethyer permbys :) hihihih çfare pershkrimi.
ath eshte nje embelsire franceze, nuk ka shume kalori nqs modifikoni dozat sipas deshires tuaj, aroma qe leshon kjo embelsire eshte fantastike, te vejn me pare ta hash nga era se sa nga gjerat e tjera. 

mos te zgjatem shume per Tare tatin me molle ju nevojiten:

  • 300 gram brume brise
  • 300 gram sheqer (i perzier 50% te bardhe 50% te erret)
  • 1 kg molle (golden ose renete)
  • 50 gram gjalpe, (un i holla sh ere me pak se e bera ne tenxhere qe nuk ngjiten mollet)
  • nje therime kanelle. 
per brumin Brise:

  • 250 gram miell te tipit 00
  • 100 gram gjalpe te zbutur jo te kripur
  • nje therime kripe
  • pak qumesht (shifeni me sy.)


Brumi behet si çdo lloj brumi vetem se une rah me mikser gjaplin me kripen edhe gjumeshtin psatj shtoj miellin, kur brumi te jet bere si top e vendos ne frigoifer per aferisht 2 ore.



Marrim mollet i lajme edhe i qerojme nga zhapa e nga farat. I presim ato ne 4 pjese, ne nje ene (me mire ato tenxhert ku nuk ngjiten gjerat) shtojme pak gjalpe edhe vendosim mollet te reshtuara njera pas tjeres (un perdor tepsin e embelsirave direkte mbi zjarr) , shtojme tre çerekun e sheqerit edhe e leme qe te behet karamel, por jo i erret!!! Here pas here rrotullojme mollet nga te gjitha anet. Pasi keto te jene bere, i heqeim nga zjarri i vendosim ne rralle qe mos te ket asnje vend bosh, i hellim shqerin qe na ka mbetur, edhe e fusim ne fure te nxete 180 grad, per 10 min. E heqim nga furi edhe siper molleve shtojme peten e brumit brise, e mbyllim mire reth e perqark ne kete menyre eshte e puthitur, e çpojme pak me piru ne siperfaqe, edhe e fusim ne fure deri sa ky te piqet.



Pasi torta eshte pjekur duhet ta kethejme ne nje ene tjeter me nje here, sepse po e berem kur kjo te jet e ftohte, Karameli do jet mpiksur edhe eshte sh sh e veshtire. Tarte tatin duhet ngren e vaket e shoqeruar me pak pana ose me akullore me vanilje.


Ju befte mire!!!!!!!!!!!!


ps. duket e veshtire por eshte sh sh e thjeshte, edhe teper e shijshme.

martedì 9 ottobre 2012

Spageti me "vongole" - molusqe oleee ymmyyyy

Per kete recete ju nevojiten:
  • 500- gram vongole (molusqe)
  • 300- gram spageti
  • 1- tufe majdanoz
  • 3-4 thelpinj hudhera
  • 2-luge vaj ulliri
  • pak vere te bardhe
  • kripe edhe piper sa deshironi



Lajme mire molusqet ne uje te rrjedheshem, i vendosim ne nje ene te thelle, ne zjarr te larte, zakonisht duhen 5-7 minuta qe keto te hapen.
Ne nje tigan hellim dy luge vaj ulliri edhe hurdheren me majdanozin te grire holle, (majdaozin e kemi lare edhe hurdheren e kemi qeruar)  i leme deri sa te skuqen sh pak, kujdes mos digjni hurdheren!!!!!  Kur keto te jen gati shtojme molusqet, i perzjejme se bashku edhe ne fund shtojme pak vere te bardhe.

Ne nje tenxhere kemi vendosur ujin per spagetiti, kur uji te veloje shtojme kripen, e me vone spagetit, kur ato te jen gati i kullojme,  edhe i hellim te ena ku kemi guackat i perzjejme se bashku ne zjar te larte as per 2 minuta.  (ju kerkokoj falje sme vjen  ne mendje fjala e duhur guacka, molusqe, vonogle??????).

 Recete e shpjet me pak kalori nqs nuk eksagjeroni me dozat.

  ps. zakonisht vongolat duhet te rini ne uje me kripe deri ne 2 ore para gatimit ne kete menyre del rera.

 
Ju befte mire!!!!!!!!!


domenica 7 ottobre 2012

Gliko apo reçel ftoi.

Ok po ja u them hapur, une adhuroj reçelrat edhe glikot - likot (se di ne thuet keshtu apo jo).
Me pelqejne shume shume shume. Zakonisht ketu te une si ne çdo vend te botes :) gjenden te gjitha llojrat e reçlrave, nga ai me i pafajshmi "light me pak kalori 100% biologjik" dei tek ai me trasgresivi te tipit "reçel fiku me bajame i embel deri ne infinit leri dhembet po te duash"  Por ska gje me te mire kur i realizon vet ato.  Kam eksperimentuar pothuajshe shumicen e ketyre reçelave ne kushtet  e shtepise, rezultatet kane qene here çka, here katastrofik kam djegur tenxheret, here ymmy edhe ere extra ymmyyyyyy.
Ndoshta si Shqiptare qe jam reçelin e ftohit e kam ne ADN ndaj eshte ai qe me del extra ymmy, apo ndoshta sepse eshte shume i thjesht per tu bere?????


 
per te bere nje Liko ftoi ju nevojiten:

  • 2-3  ftonj mesatar (te jen te pjekur mire do ishte ideale)
  • 1-limon
  • 300gram sheqer (raporti duhet te jet 70 % frut 30% sheqer mos ta bejme sh te embel) un perdor gjitnje sheqerin e kallemit ate te erretin.
  • disa karafila, mmm (sa po vuaj ta gjej si i thone chiodi di garofano)
  • uje aq sa duhet



Pastrojme ftohin nga lekuren edhe farat, presim ate e kubike afersisht 3 cm nje.
e shtojme ne nje ene, edhe e mbulojme me uje edhe me lengun e limonit, e leme te valoje deri sa copezat e frutes te jene zbutur.  Ne verisonin marmelate, nqs deshironi mund te frulloni copezat e frutes ne menyre qe te jet si pune cremi pure.
se jo beni keshtu si une, pasi ftoi te ket zier, heqim lengun qe mund te jet teper, edhe leme copezat e futes jo shume te thata me pak leng, aty shtojme sheqerin e vendosim ne zjarr e leme sipas deshires, un zakonisht e heq pasi reçeli te ket arritur dendesine qe me plq mua, ju shifni si ta deshironi. Ne fund shtoni karafilin.


Un zakonisht nuk e konservoj por mund ta konservoni ne frigorifer deri ne 15 dite.
Ju befte mire!!!!!!!!!!





venerdì 5 ottobre 2012

Torte me Limon "pa veze e pa gjalpe"



Kisha dy dit qe po "vdisja" per nje torte te mire te bute te bere ne kushtet e shtepise, me vajti mendja per nje torte me kungull te verdhe te them te drejten por pertova, eshte shume i gjate gatimi i saj.
Keshtu qe me shkoi mendja te nje torte me limon, shume vitamine C, fare pak kalori, edhe shume pak kohe, e sa hap e mbyll syte kjo torte eshte gati.

Per torten me Limona ju nevoiten:
  • 3-4 limona (te pa trajtuar biologjik)
  • 300- gram miell
  • 50-  gram nisteshe
  • 150 - gram sheqer (un perdor sheqer kallemi por vete mire edhe sheqeri i panxharit)
  • 100 - gram reçel portokalli
  • 2 - luge gjelle vaj ulliri ose 3 luge gjelle vaj mistri
  • 1 pako maia perembelsira  15 gram besoj se eshte.


Marim Limonat pasi ti kemi lare, i grirjme lekuren e 2 limonave ne rende, duhet te jene limona biologjik.
Shtryllim lengun e limonave, qns deshirojme mund te frullojme edhe tulin, ne kete menyre torta behet me arome me intense.  Ne nje ene shtojme miellin edhe nisteshen e perzjejme me sheqerin e ne fund shtojme lengun e limonave, (nqs lengu nuk mjafton mund ti shtoni pak qumesht).
I rahim te gjitha se bashku, e ne fund shtojme edhe nisteshen me vajin.  Vendosim ne nje tempi me diameter 24 cm, ku me pare kemi shtruar letren e guzhines, ose e kemi lyer me vaj apo gjalpe. Siper tepsise shtojme recelin ne menyre omogjene e ndajme me luge.


Torta duhet te piqet ne fure pak te nxete ne 180 grad per 40-45 min afersisht. Pasi te jet pjekur edhe ftohur, duhet ta kethejme me koke posht (n di si ta shpjegoj ndryshe) ne kete menyre receli duket ne siperqafe, sepse gjate pjekjes ka rene ne fund. sperkasim siper pak sheqer puder.



Ju befte mire!!!!!!!!!



mercoledì 3 ottobre 2012

Tave me patate, edhe oriz ultra light.

Dy shije jane me mire se sa nje.
Kjo recete ishte nje recet last minut,  si e shikoni edhe vet une gatuaj shume thjeshte, nuk perdor shume yndyrna.
Per mendimin tim orizi, edhe patatet nuk duhen ngrene asnje here bashke, por nqs i hani me doza te vogela nuk ju ndoll gje, tani edhe me doza te medha nuk ndoll qe joooo :)
Ne rastin tim keto dy receta se bashku shkuan goxha, aq shume sa nuk mbeti asgje ne piaten e ^_^ tim.
Tani ndoll qe personi ne fajle ti ket ngrene keto gjera nga dashuria, ose nga uria kush e di????

megjthate keto dy receta jane mire per te mbyllur nje dite te lodheshme, jane te thjeshta edhe te shpejta.
ath mbreme gatova "tave me patate e mish pule"  edhe "oriz ultra light" .


per te realizuar taven me patate ju nevojiten:

  • 8-kokera patate
  • 4-karota mesatare
  • 2-kofsha pule (me lekure)
  • piper, rigon, vaj ulliri e kripe aq sa duhet.

Qerojme patatet edhe i presim ato ne format qe deshirojme te gjata, rrethore apo kubike.
Karotat i presim rrethore, se ashtu me plq :)
lajme mire kofshat e pules mundohemi ti heqim dhjmrat qe mund te
kene, por jo lekuren.
I vendosim te gjitha ne nje tepsi, i hellim kripen edhe erzat, e pak fare vaj ulliri.
i pjekim ne furre per 45 min ne 180 grad



Shume i shpjet edhe sh i mire. "orizi"
dua te specifikoj qe ky lloj gatimi nuk eshte sh i elaboruar, nuk ka asgje te perbashket me risoton apo pilafin
na nevojiten, do vendos receta te ketyre qe permenda.

  • 250 gram oriz
  • 500 ml leng perimesh
  • (ziejem nje patate, nje karote nje qepe, edhe nje selino)
  • pak fare vaj ulliri
  • kripe aq sa duhet


 ne nje ene skuqim pak fare orizin me vajin e ullirit, shtojme avash avash lengun e perimeve qe e kemi zjerre pak me pare, por qe njekoheshit e kemi lene me flake te ulet.
Vazhdojme keshtu duke shtuar ujin edhe duke e trazuar orizin deri sa te jet gati.

i shpjet edhe i shijshem, edhe me sh pak kalori. :D
JU BEFTE MIRE!!!!!!



YMMYY

martedì 2 ottobre 2012

Mendime edhe disa gjera "jo te guzhines"

Kur vendosa te hap kete blog, ne mendje kisha shume e shume receta, te cilat dit pas dite mundohem ti vendos, por a e dini qe: qe kur vendosa te hap kete blog po i haj ushqimet e ftohta :D duke vrapuar pas aparatit per te bere foto.  Sa here kujtohem pasi kam ngrene--Lulu te rrafte pika, kjo mund te ishte nje ide e mire per blogun, gjithnje kujtohem pasi pjata eshte bosh.

Me pelqen shume fotografia, vjeshta eshte momenti i duhur per te bere ca fotografi keshtu kot, se pastaj ndoll qe te plq kaq shume, sa i vendos ne blog.
keto jan foto te vjetra te bera pak kohe  me pare.



















lunedì 1 ottobre 2012

Peshk "orate" ne furre me patate.

Per kete recete ju nevojiten.
  • 2 peshq mesatar orate
  • 8 kokera patate
  • 4 hurdhera
  • 3 karota
  • kripe, vaj e piper sipas deshires.



pastrojme peshqit nga luspat. Qerojme patatet edhe i presim rrethor, qerojme huredhet edhe karotat.
ne nje tepsi mesatare vendosim patatet edhe karotat i hellim pak kripe edhe vaj udhiri, e siper vendosim peshqit e pastruar breda tyre kemi vendosur hurdherat.

i pjekim ne furre per 40 min ne 180 grad.
 Ju befte mire!!!!!!

Makarona ne furre, me qofte.

Kjo recete eshte e thjesht si gjithe tetjerat, un  e kam shume qef, edhe shpesh here e gatuaj zere se me sy mbyllur.  (jam sh modeste e di) Recetn e qofteve e keni ne kete blog, qofte te cilat un i konsevoj ne frigoriger ne ngrirje, i nxjer nga ngrija pak em apre ose i shkrij ne furrin mikovale, po me plq me shume kur shkrihen vet.

Per te realizuar kete recete ju nevojiten:  (nje tepsi mesatare)
  • 500 gram makarona (te shkurtera)
  • 100gram djath tip (mocarela apo kaciota)
  • 50 gram djath (grana)
  • 50 gram gjalpe
  • 1 vazo salce domatesh
  • 10-15 qofte (receten e keni ne kete blog)
  • 2/3 thelbinj uredhra
  • piper, kripe, rigon  e vaj aq sa duhet.
 Ne nje tigan mesatar skuqim pak fare hurdheren, shtojme aty qoftet edhe i lejme te skuqen mire per 20 minuta, (shtoni pak fare vaj udhiri). Kur qoftet te jene gati shtojme slacen e domates, e leme te zjejne me pak fare zjar per afersisht 20 minuta.

Ne nje tenxhere vejme makaronat per te zjerre, kur ato te jen pak te zjerra i kullojme. Marrim nje tepsi lyejme pak fundin e buzet me gjalpe ne fillim shtojm nje shtrese me salce pastaj hellim pak makarona e pak djath mocarella te prere kubik -kubik, vazhdojme keshtu deri sa e gjithe masa te jete omogjene, ne fund vendosim qoftet.
Pasi ti kemi venosur te gjtha te tepsia, i hellim persiper djathin grana te grire holle. un i vendos tepsise siper pak leter alumin e puthis mire te buzet e pejek ne furre ne 180 grad me leter per 25 min, pastaj 10 min e fundit e heq letren.



jan sh te shijshme. edhe mese e thjesht.

Ju befte mire!!!!!!!!



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...