sabato 14 settembre 2013

nje torte e gjitha me kumbulla.

Pas nje jave shume shume te lodheshme, sot me zuri nje krize e pa pare per embelsira, (lol te vdesesh per sheqer e pastaj te vdesesh nga sheqeri) ne 30 min realizova kete torten e gjitha me kumbulla.
 
Them e gjitha me kumbulla pasi kumbulla e lengu i saj (nga kumbulla te bera shurup) jan perbersit kryesor. Sigurisht pa gjalpe e me 1 koker veze.  (ju mund te perdorni gjalpin si te deshironi, edhe vezet sipas shijes tuaj). 
Per kete torte ju nevojiten:
 
 
300 gram kumbulla
1 gote uji leng shurup kubulle, nga kumbulla te bera shurup
100 gram nisteshte
150 gram miell
100 gram sheqer kallemi
1 pako maia per embelsira
1 koker vez, po te doni me shume
2 luge vaj mistri
sheqer puder per dekorim
qumesht shifeni me sy.
lekura e nje limoni te pa trajtuar, te grire ne rende.
 
 
 
 
Lajme mire kumbullat, i heqim berthamat, ne nje tigan jo ngjites shtojme pak vaj ose gjapl, sa ky te shkrije, vendosim kumbullat te fergohen pak me kapakun ven. Kur keto te ken nxjer lengun shtojme 4 luge gjelle sheqer kallemi. E lejme pak ne zjarr qe sheqeri te karamelizohet e kumbullat te zbuten, kur keto te jen zbutur, shtojme lengun e kumbulles, e lejm 2 min e pastaj e heqim nga zjari edhe e lejm te ftohet.
 
ne nje ene tjeter thyejme vezen e shtojme sheqerin e vajin e mistrit ose gjalpin te prere kubik, shtojme lekuren e limonit te grire holle, edhe e rrahim mire ne mikser deri sa te behet si krem.
Ne masen qe krijuam shtojme ne fillim nisteshten pastaj miellin, i rahim me mikser, e shtojme me ngadale lengun e kumbulles, edhe gjumeshtin deri sa masa te jet pak e lengeshme ne fund shtojm maian. (tipike e tortes)
Tepsia x kete torte e per keto masa eshte ajo e 32 cm. E lyejm tepsine me gjalp ose hapim nje leter guzhine, e aty hellim masen e siper vendosim kumbullat  (lengune tyre i cili eshte bere si krem e leme menjane) .
e pjekim ne furre x 35 min ne 200 grad, e 5 min ne furre te ventiluar.
 
Kur torta te jet ftohur e sperkasim me kremin qe pam menjane e siper i shtojme sheqer puder.
 
ju befte mire.

 


3 commenti:

  1. Nje mrekulli me vete doli kjo torte...aq me teper tani qe eshte dhe sezoni i tyre :)) Shuume flm per kte recete,dhe jam e kenaqur qe rastesisht u "takova" me kete blog :D

    RispondiElimina
  2. Flm e dashur, je e mire pritur, ska kenaqesi me te malle kur lexoj qe recetat e mia pelqehen dhe provohen, sh flm, mire se te vish.

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Flm ty e dashur,suksese te metejshme.

      Elimina

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...