Erdhi miq te dashur edhe kete vit koha e qershise, neper rraftet e frutave neper super markete ja bejne "ta tataaa" qershit neper kutickat apo shportat trasparente, kush eshte dashamirs i tyre nuk ka si ti rezistoj dot. Jan me teper joshese ne tezgat e markates te hellura kup, aty ku te gjitha tonalitetet e te kuqes esaltojn plot sharm e ku ti kalon shkarazi e nuk e mban dot ate instiktin e zgjatjes se dores e hammm opa e hengre nje, po si aty ne mes te turmes sa e pa turp!!!!!!!!
Si mund te kalohet kjo periulle e vitit pa te shkuar mendia te femijria, te kaushet me qershi qe shiteshin te buza e pallatiti, te qershit e varura ne vesh, e te qeshurat pa fund, e te mamat te cilat zjenin recelera e likorera, Ne pallatin tim mblidheshin te gjitha grat tek shtepia e nje amvise me nikoqire, e cila nxirte ne pah nje arsenal te vertet tenxheresh e kavanozash, te cilet ne fundin e dites risultonin te mbushur plot e per plot. (liko per mikun me gjethe indershaim recel per mengjez recel per e,belsire ecte ct )
Ne femijet pak me te rritur mund te na jepnin edhe detyren e heqjes se berthamave, te atyre qershive qe duheshin per recel. Nuk eksistonte te perekeshin me dore qershite e likos. Ajo ishte detyre e teta V. e cila me nje teknik krejt te sajen, hiqte berthamat pa e prishur fare qeshin, (perdorte nje grep). Ne fund te dites qershit me te vogela me te shemtuara beheshin embelsire, sdi si ta pershkruaj sa e mire ishte.
Tradita shume te bukura rrituale qe i jepnin nje kuptim shume te vecante edhe gjerave te vogela qe shpesh here qe ne sot si vem fare re:(
Rrituale te tilla te bejne te mendosh qe sa shume gjera kan ndryshyar.
per mos te harrua keto gjerat e vogela e te medha sipas mendjes time :D
vedosa ta festoj kohen e qershise me nje torte, qe eshte bere ritual tashmene cdo fund maji per te festuar kohen e qershise.
ju nevojiten :
200 gram miell
100 gram nisteshte
80 gram sheqer
1 gote qumesht
1 te verdhe veze e dy te bardha
300 gram qershi pa berthama
50 gram gjalp ose 2 luge vaj mistri
sheqer puder
maia per embelsira
lekura e nje limoni e grire holle
1 pako vanilie 15 gram,
Si fillim rrahim me nje fije kripe te bardhat e vezes dhe i lejme menjan. Pastrojm qershit nga berthamat. Ne nje tas te thelle e te madh, rahim sheqerin me te verdhen e vezes dhe me gjalpin, shtojme aty miellin ( te qumeshti kemi tetur vaniljen) e nisteshten edhe qumeshtin gjithe duke i rrahur me mikser, kur masa te jet omogjene shtojme maian edhe lekuren e limonit. Me nje luge druri shtojme te bardhat e vezeve duke i perzjer nga posht lart. E vendosim masen ne tepsin qe e kemi lyer me gjalp e miell(un kam bler tepsist qe nuk ngjitet kurre asgje. ju a keshilloj ska investim me te mire) persiper shtojme qershit, te cilat gjate pjekjes zbresin ne lartesin e meseme te tortes.
piqeni ne 185 grad per 35 min. furri duhet te jet i nxehur me pare.
ps. me lengun e qershive mund te aromatizoni qesherin shtohini edhe nja dy gjethe nane (mentuccia) edhe sperkateni torten nga fundi i pjekjes. Sheqei do shkrij pak duke lene nje arom sh te vecante.
ju befte mire!!!
Pikerisht tani sa hengra qershit e fundit. Ta kisha lexuar me pare do beja kete torten.
RispondiEliminaPershendetje urroj tju hyj ne pune per vitin tjeter :) ju ftoj te vizitoni me shpesh blgun.
Elimina