Visualizzazione post con etichetta mish me perime. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta mish me perime. Mostra tutti i post

sabato 22 novembre 2014

Zoteria e tij Patellxhani, nje tav pak ndryshe.

Do thoni ju, po kjo Luluja, ska fare sensin e klimes se kohes, e ke ka haberin qe koha e patelxhanave kaloi, tashme jemi ne fundin e vjeshtes fillimin e dimrit edhe patellxhanat haen me shumti vetem turshi.

Keni te drejte, para disa kohesh vendosa te beja turshi, gjeta ne shitje patellxhana nga ata tipik shqiptar, bleva nje qere me hurdhera e me qep majdanoz e gjera te tjera. Por nuk harrita ti beja dot, ndonje here me kam ajo çmendia e te mos berit asdhe nje gje. E kaloj kohe pa gatuar e pa bere ndonje gje me vler sipas mendjes time.
 
Per te harritur te receta ne vijim, nqs ju bierasti te gjeni patellxhana "Shqiperie" provoheni sepse eshte shume ymmyyy.
 
faktikisht si recet e kam provuar vite me pare ne turqi, super super e shijshme, perimet aty jan me te vertete te vecanta, nuk krahasohen fare me shijet e preimeve tona, pastaj piqej ne furre druri edhe kjo e shtonte me shume shijen.
 
Receta ne vijim.
 
ju nevojiten:
 
700 gram patellxhana
500 gram mish te grire
3/4 krere hurdhera
1 koker qep e kuqe (ose scalogno)
majdanoz
2 kokera domate te pjekura mir
rrigon, piper, vaj ulliri sipas deshires.
 
 
Lajheni mire patellxhanat ne uje te rrjedhshem, pastrohini ato nga bishtat, edhe pritini rrota rrota me gjeresi 7/8 cm.
Sperkatini me kripe te trashe edhe lerini ne nje ene me kapak.
 
Ne mikser grini qepen, hurdheren, majdanozin, edhe domatet, perzjejeni te gjithe masen me mishin, shtoni herzat edhe mbulojeni me qeske guzhine edhe lijeni ne frigorifer per 1 ore.
Merni nje tepsi lyheni fundin e saj me pak vaj, shtryllini patellxhanat, nxirni masen  e mishit nga frigoriferi, edhe vendosni ne tepsi, nje pjes patelxhani me nje pjese mishi, e keshtu me rralle deri sa te mbushen e gjithe tepsia.
Piqeni ne fure per 1 ore ne 190 grad, nuk i shtohet as uje as nje gje tjeter.
 
eshte sh e shijshme e teper e thjesht.










giovedì 26 giugno 2014

Brinj derri me perrime.

Kemi nje jave me kohen shume te pa qendrushme, zakonisht ne mbasdite edhe ne mengjes gjithe kete jav ka rene shi. Per shume motive me pelqen kjo kohe pasi ne qe ferekuentojm kaosin e qytetit na bezdis tej mase ajo vapa shukashitese. Nje kohe tipike mund te them zere se pranverore e cila te sjell edhe oreksin per te ngrene e te ben ta jetosh veren larg detin ne masen e duhur.  
 Brinjet e derrit eshte nje ga ato lloj ushqime qe nuk provoj ndonje simpati se jo vetem kur behen e sgare,  ne kushtet e shtepise i gatuaj rralle e per malle, si thot populli.
Ju ftoj te provoni receten ne vijim eshte sh e thjesht edhe mbi te gjitha eshte shume e leht per oganizmin. (100 me mire light)
 
Per te realizuar kete pjat ju nevojiten ;
 
400 gram brinj derri
2 kunguj jeshil mesatar
2 dege selino
2 karota
1 qep
1 ose 2 hudhera
pak salc barbekiuuuuu :P
domate te bera pure.
erza sipas deshires (rosmarin mbi te gjitha)
 
 
Ne nje tigan jo ngjites veme brinjet e derrit (te lara e te pastruara nga dhjamrat)
i vem kapakun edhe i kethejm nga te gjitha anet te piqen ne menyre te nje trajteshme,
perimet i lajme edhe i presim ne copa te medha ne menyre te rendomte sduhet te jen shume perfekte. I shtojme siper mishit edhe e lejm me kapakun ven per 10 min pastaj shtojme puren e domates (domate te zjer per 2 min, te kaluara ne uje te ftoht, e te shtupura si pure). I lejme bashke edhe 20 min po te doni shtohini pak uje e lereni pak me shume ne zjarr, ne minutat e fundit shtoni salcen babekiuuu ;P edhe shtoni erezat qe deshironi.
 
Mund ta servisni ne dy  menyra o ti frulloni perimet duke bere nje lloj salce, ose i vendosni ne pjat ashtu te medhaja, sipas deshires tuaj.
 
ju befte mire.


domenica 3 febbraio 2013

Qofte me perime. Nje tjeter menyre super easy x ti gatuar ato :)



Iku edhe kjo jave tamam si nje rrufe, kur dita eshte shume e angazhuar koha qe kalon nuk ndihet fare, edhe koha ne disposizion eshte shume e paket por ndoll qe mer malli per ta gatuar dicka te shendeteshme edhe te shijshme si receta ne vijim, urroj tju pelqejne, ju siguroj qe eshte shume e shijshme.


Per te realizuar kete recet super easy ju nevojiten:

  • 600 gram mish te grire viçi
  • 2 kokera veze
  • 1/4 liter qumesht
  • 100 gram djath te grire
  • pak fare tule buke te bardhe
  • pak fare sals domatesh te koncetruar
  • kripe, rrigon piper sipas deshires.



Ne nje ene te thelle vendosim mishin, shtojme vezet e rrahura djathin e grire edhe herzat. Tulen e bukes e lejme 5 min ne qumesht te zbutet, pastaj e shtojme brenda te mishi (e shtyllim pak). Mundohemi ta punojme qe te jet e gjitha omogjene, pastaj shtojme pak salc domatesh te koncetruar, e mbulojme edhe e vendosim ne figorifer pe per pak kohe.
Pasi koha  te ket kaluar e nadajme mishin ne topsa te vogjel, si kokera arre pak a shume.

Per te shoqeruar keto qofte ju nevojiten.

  • 1 kr qepe
  • 2 hurdhera
  • 300 gram bizele
  • 300 gram kepulla
  • 150 domate ne copeza
  • vaj sipas deshiers

ne nje tigan jo nigjets paksa te madh, vendosim te fergohet qepa me gjith hurdhen me pak vaj, kur kjo te jet gati shtojme qoftet qe pergatitem pak me pare, i lejme te fergohen mire nga te gjitha anet, afersisht nevojiten 8 minuta, pasi shofim qe keto jan gati shtojme kerpullat e prera holle, lejme qe keto te behen gati e pastaj shtojme bizelet edhe domatet, i vendosim nje kapak tiganin edhe i lejme te zjejne deri sa te ket avulluar gjith lengu i domateve, kujdes mos e lini te thahet shume.



ju befte mire!!!!!!!!!
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...