Visualizzazione post con etichetta risotto. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta risotto. Mostra tutti i post

sabato 8 novembre 2014

Personazh; kungulli i verdhe, risotto alla zucca & triumfi i ngjyres se verdhe.

Pershendetje miq, si po ja kaloni keto ditet e bukura te vjeshtes????????
 
Nje sec. me te vertete i quajta te bukura ??? jo per gje por ne ketu, andej nga fundi apo fillimi i Milanos nuk kemi patur nje dite pa shi. Tani une isha ajo qe nuk doja te hiqja shpakat me nje gisht nga kemba, por ja qe aq shpjet i hoqa sa se imagjinoni dot. Do t'ju them me shume i kini parasysh ato çizmet pe llastiku qe te mbrojn nga shiu, e te lejojn te jetosh shiun ne qytet apo ne fshat pa shume komplikime me te vertete te thjeshtojn mbijetesen ne ditet me shi. Ja keto çizme pe llastiku ngjyre te verdha jan bere miket e mia me te mira gjate ketyre diteve.
Im ate kur mi shef veshur thot ahh vajza ime ajo me uniformen e komunales, per dreq qelluan si cizmet e palltoja ne te njejten ngjyre, ja sa per mos te humbur nga syte , nqs humb me gjejn kollaj :(
 
Ime eme qe e qorton -aman o burre kaq vjet ne migrim e se the nje here tamam emrin, quhen operator eckologjik. Nejse mami ka ndjesin e modes, die me tha qe donte nje pale cizme pe llastiku, por jo ngjyre te verdha, me thot o ushtarake ose ngjyre vjeshte.
 


 
 
Po vjeshta, kete vit as vet se kuptoj si nisi e nuk pata nje second per te fotografuar. Megjithate per te pare anen positive te cdo stine e cdo moment, ne kete kohe them qe gatuhet edhe haet me mire, sikur te mer me shume uria. E kur ke deshire te gatuash mund te kalosh ore te tera ne guzhinen tende, sepse jasht ben ftohte e bie shi.
 
 
Rrofte e verdha, per cizmet e mia, per agrumet, per frutat portokalli apo te verdha, edhe per Kungullin, te cilin e dua shume.
 
 
Risotto alla zucca:
350 gram oriz (un perdor gjithnje riso roma)
350 gram kungull i pastruar edhe i qeruar
1 gote vere te bardhe (secco)
1 qep te vogel (te tipit scalogno)
50 gram djath (provola, gurvier, asiago, o se djath mali si fontina ect)
brodo vegjetale aq sa duhet (karote patate qep selino)
djath i grire o parmigiano, o grana
vaj ulliri kripe e pipe i zi sipas deshires.
 
 
Presim kungullin ne kubike mesatar, e fergojm pak fare me shume pak vaj, jo shume gjate.
Ne nje tenxhere skuqim pak fare qepen shtojme aty orizin edhe i trazojm ere pas here, shtojme edhe kungullin, i shuajm me veren e bardhe. Kur vera e bardhe te ket evaporuar shtojme brodon te cilen me pare e kemi vene per te zjer edhe eshte e nxhete. Vazhdojm te trazojm risotton, kur shofim qe eshte bere tempo cerek ore, shtojme djathin e prere kubik kubik, ne maje luge gjalp edhe piperin e zi nqs deshironi, e lejme te pushoj 2 min, mund ta servisni djathin e grire siper ose e hillni brende te risotto.
 
Ju befte mire.




venerdì 11 luglio 2014

Risotto me lule kungulli.

Javen qe kaloi dikush me dhuroi disa lule kungulli. Personi ne fjal eshte me te vertete nje njeri i vecante pasi ne moshen 80 e kusur vjec, koltivon ne kopesht botanik krejt origjinal ne zemren e qytetit kaotik ku une punoj. Nje dhurat e vleresuar shume prej meje pasi un lulet e kungullit i pelqej jasht mase, flas si bukuri :D pasi dihet qe ne guzhine zene nje vend shume te vecante ne recetat verore. Te mbushura me oriz alla shqipetarce, apo te skuqura apo te mbushura me djath, apooo apoooo RISOTTO ME LULKAT VERDHACUKE.
 
Urroj tju pelqej versioni im :) 
pasi inspirimi eshte pak dimeror, duke vene re qe javen qe kaloi temperatuat ishin shume te ulta.
 
ju nevojiten;
300 gram oriz per risotto
300 gram lule kungulli
1 kungull te vogel
50 gram djath  te prere kubik(gruviera) gruyere frosenseee ;)
parmigiano te gire sipas deshires
1 gjysem koker qep ose 1 scalogno (qepujke)
pak ver te bardhe
leng perimesh
 
Vendosim perimet e lara e te prera ne copa te medha per te zjerr, kur te ken zjerr i heqim nga lengu edhe i shtojm pak kripe ketij te fundit e lejm ne flak te ulet te jet i nxeht.
Heqim pistilin luleve te kungullit, i shpelajm ne uje te bolleshem.
Presim holle qepen e skuqim pak fare me vaj ulliri, shtojm aty orizin duke i kaudisur gjithnje, kur ky te jet bere disim shtojm kungullin e prere holle holle, pastaj shtojme edhe lulet e kungullit jo te gjitha lem disa prej tyre menjane.
SHtojme veren e bardhe e kur kjo te avulloj nisim procesin e berjes se risottos, ate qe une ne menyre fshatarese e quaj, hill leng e trazo prit te zjej e perserit te njejtin rritual per kohen e duhur e zjerjes se orizit mesataisht 14 min.
Nga fundi shtoni lulet e kungullit ato qe kishit lene menjan, shtoni djathin i cili pezjehet ne menyre shume delikate me shije e luleve te kungullit, sipas mendimit tim, servireni po te deshironi edhe me djath te gire, risotto eshte gati.
 
ju befte mire.
 
Shume flm zotrise D.




giovedì 5 giugno 2014

Risotto agli asparagi, Risoto me asparagus ose pilaf me asparagus :)

Asparagus
 
Bime e cila ka shume veti kuruse (eshte fidani i sapo mbire pa leshuar akoma gjethe e nje bime e cila ben fruta te kuqe "bacche" sme vjen ne shqip fjala) kryesisht perdoret per te kuruar veshkat, ka veti diuretike. Eshte i pasur me vitamin b, c, a. Ka me pak se 30 kalori per 100 gram, e mbi te gjitha ALT....... ne Google lexova qe perdoret kundra CELULITIT edhe  depresionit. (mqs deshironi te dini me sh per te lexoni ne Google) ahh kjo po qe eshte nje motiv me shume per te ngrene pilaf me asparagus :P ahh vetem se orisi nd shume mire celullitit nuk i ben. Po kush e can koken e rendesishme eshte qe ben mire :lol:  YEAPPP
 
 
Receta eshte me te vertete super e thjesht, per ta realizuar ju nevojiten :
 
400 gram asparagus
300 gram oriz per risotto
80 grami robiola
30 grami parmigiano te grire
1 koker qep
Brodo vegjetale (karote selino qep e ndonje patate)
1 gote vere te bardhe
pak fare gjalp
vaj kripe sipas deshires.
 
 
Pastrojm asparagujt (ahh lol ec e mere vesh se si shkruhet)  pjesa e rrenjes qerohet jesoj si karotat reth 3 gishta, pjesa tjeter jo seshte e nevojshme (nuk eshte ne kontakt me dheun).  I vendosim per te zjere ne nje tenxhere me uje te bolleshem me kripe x 10 min. Pastaj i heqim, shtojme te lengu nje qep nje karot ca selino e nje patate i lem te zjejn per te bere brodon qe na duhet per risotton.
 
Ne nje tenxhere skuqim fare pak qepen te prere holle hellim aty orizin gjithnje duke e trasuar shtojme asparagujt te prere holle pjesen e poshteme e lem te pa prekur kryen. (disa i mbajm me njan per dekorim) i trasojm edhe i shuajm me veren e bardhe.
 Procedimi i risottos eshte ai qe ler te behet e shto brodo tazohe lere pak e shto brodo. Kur oizi te jet bere shtoni djathin robiola edhe gjalpin edhe parmigianon trasoheni pak.
 
Risoto eshte gati, ju befte mire.
 
 
 
 
 
 
 
 


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...