mercoledì 30 luglio 2014

China love, spageti orizi me perime edhe karkaleca.

C'te them une per guzhinen Chinese, po mendoj si tua pershkruaj dashurin time e kuriozitetin e cmendur qe kam per ushqimet e zakonet e popujve te ndryshem.
Tani jo per tju dhene shume informazione mbi veten time, por bie rasti qe une jam nje si tip bicim doktoreshe ne Antropologjine e Kultures, as vet sme besohet po deshmia e diplomes thot keshtu :D
Nuk me besohet pasi tashme prej shume vitesh merem me gjera te tjera jo te kultures po te rendesishme jo te rendeshishme, lemsh e ster lemsh, pune hesapi.
 
Nejse se u zgjata shume, un kam nje ndjeshmeri shume te lare per kulturen aziatike, tani do thoni ju:
-- naaa se na cudise fare :P
Kjo ndjeshmeria shume e larte pervecse lezimit interesimit levizjeve e udhetimeve imagjinare apo te verteta rreth ketij kontineti, shprehen me te ngrenin,jam e mendimit qe menyra e te ngrenit apo ajo e servimit te ushqimeve thot jasht mase per kulturen e nje populli.
 Keshtu qe Luluja vdes per ushqime te "cuditeshme". Edhe pse e shumta e cuditerllekut qe kam gatuar ne shtepi eshte  kraharori i pates me mjalte, akullorja e skuqur (sec i vura flken shtepise ) :(  eme kete i thash te gjitha. (ushqime te nderlikuara me mire te provohen ne restorante e jo ne guzhinen e shtepise).
 
Sot per rubriken vdus per ushqim etnik  easy, ne frigo skish asgje se jo vetem , karkaleza e perime, ne dispens spageti pe orizi sals soje e nje kuti soje nen uje.
Lindi receta ne vijim, provoheni sdo tju zhegnjej, po u zhgenjyet sduhet shume per te qjetur nje take away chinese te fiseme.
 
 
per te realizuar kete recete:
1 konfenzion spageti di riso
1 kukulleshke jeshile
1 karote
2/3 luge fidane sojie (te fresket do ishte me mire)
1 koke preshi
200 gram karkaleca
vaj mistri, farash, apo lule dielli (ne kine nuk perdoret vaji i ullirit)
salc sojie
 
Ath eshte shume e thjesht si recet, do te shtoja qe receta tradizionale ka edhe vezen e rahur e skuqur qe i shtohet spagetit ne fund, un se kam qef edhe nuk e vendosa.
 
Kini parasysh qe makaronat pe orizi jo te gjitha jan njesoj, lexoni mir cfare eshte shkruar si te gatuen ne amballazhimin e konfenzionit. Mund te gjenqen kudo, nga supermarketet e dhe natyrisht ne dyqanet etnik.
 
Merni nje ene mbusheni me uje normal edhe aty lini te pushojne spagetit per aq kohe sa duhet per te pergatiutur perimet e skuqjen e tyre.
 
Lajm ne uje te rrjelleshem ato, edhe i presim ne formen Giuliene te gjata e te holla, nqs nuk i beni dot perdorni nje peres formash, pastrojm mire karkalecat, lejme sojen te kulloj. Ne nje tigan wok skuqim ne fillim preshin ne dy lug vaj, kur ky te jet sbutur disi, shtojm kungullin edhe karoten, i lem disa minuta e shtojm karkalecat, i sperkasim me salcen e sojes. Kullojm spagetit edhe i shtojm te tigani duke i trazuar.
 Per ke deshiron ti shtoj vezen : rahni me piru nje koker veze shtoheni ate ne nje tigan me nje luge vaj te nxehur me pare, hilleni te skuqet edhe thermoheni me piru, shtoni vezen e thermuar  makaronave.
 
ju befte mire, e thejsht jo e dhimbeshme, edhe shume e shijshme.
 


 
Ne kulturen kineze nuk perdoret ndarja e pjatave, ne piata te para apo te dyta, si ne kuturen tone, aty zakonisht ne nje tavolin te rrubullaket shtohet nje piate gjigade me te gjitha ushqimet, (pervece embelsirave) kjo piate rrotullohet edhe cdo kush zjgjell ate qe deshiorn te haje.  

venerdì 11 luglio 2014

Risotto me lule kungulli.

Javen qe kaloi dikush me dhuroi disa lule kungulli. Personi ne fjal eshte me te vertete nje njeri i vecante pasi ne moshen 80 e kusur vjec, koltivon ne kopesht botanik krejt origjinal ne zemren e qytetit kaotik ku une punoj. Nje dhurat e vleresuar shume prej meje pasi un lulet e kungullit i pelqej jasht mase, flas si bukuri :D pasi dihet qe ne guzhine zene nje vend shume te vecante ne recetat verore. Te mbushura me oriz alla shqipetarce, apo te skuqura apo te mbushura me djath, apooo apoooo RISOTTO ME LULKAT VERDHACUKE.
 
Urroj tju pelqej versioni im :) 
pasi inspirimi eshte pak dimeror, duke vene re qe javen qe kaloi temperatuat ishin shume te ulta.
 
ju nevojiten;
300 gram oriz per risotto
300 gram lule kungulli
1 kungull te vogel
50 gram djath  te prere kubik(gruviera) gruyere frosenseee ;)
parmigiano te gire sipas deshires
1 gjysem koker qep ose 1 scalogno (qepujke)
pak ver te bardhe
leng perimesh
 
Vendosim perimet e lara e te prera ne copa te medha per te zjerr, kur te ken zjerr i heqim nga lengu edhe i shtojm pak kripe ketij te fundit e lejm ne flak te ulet te jet i nxeht.
Heqim pistilin luleve te kungullit, i shpelajm ne uje te bolleshem.
Presim holle qepen e skuqim pak fare me vaj ulliri, shtojm aty orizin duke i kaudisur gjithnje, kur ky te jet bere disim shtojm kungullin e prere holle holle, pastaj shtojme edhe lulet e kungullit jo te gjitha lem disa prej tyre menjane.
SHtojme veren e bardhe e kur kjo te avulloj nisim procesin e berjes se risottos, ate qe une ne menyre fshatarese e quaj, hill leng e trazo prit te zjej e perserit te njejtin rritual per kohen e duhur e zjerjes se orizit mesataisht 14 min.
Nga fundi shtoni lulet e kungullit ato qe kishit lene menjan, shtoni djathin i cili pezjehet ne menyre shume delikate me shije e luleve te kungullit, sipas mendimit tim, servireni po te deshironi edhe me djath te gire, risotto eshte gati.
 
ju befte mire.
 
Shume flm zotrise D.




Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...