Javen qe kaloi dikush me dhuroi disa lule kungulli. Personi ne fjal eshte me te vertete nje njeri i vecante pasi ne moshen 80 e kusur vjec, koltivon ne kopesht botanik krejt origjinal ne zemren e qytetit kaotik ku une punoj. Nje dhurat e vleresuar shume prej meje pasi un lulet e kungullit i pelqej jasht mase, flas si bukuri :D pasi dihet qe ne guzhine zene nje vend shume te vecante ne recetat verore. Te mbushura me oriz alla shqipetarce, apo te skuqura apo te mbushura me djath, apooo apoooo RISOTTO ME LULKAT VERDHACUKE.
Urroj tju pelqej versioni im :)
pasi inspirimi eshte pak dimeror, duke vene re qe javen qe kaloi temperatuat ishin shume te ulta.
ju nevojiten;
300 gram oriz per risotto
300 gram lule kungulli
1 kungull te vogel
50 gram djath te prere kubik(gruviera) gruyere frosenseee ;)
parmigiano te gire sipas deshires
1 gjysem koker qep ose 1 scalogno (qepujke)
pak ver te bardhe
leng perimesh
Vendosim perimet e lara e te prera ne copa te medha per te zjerr, kur te ken zjerr i heqim nga lengu edhe i shtojm pak kripe ketij te fundit e lejm ne flak te ulet te jet i nxeht.
Heqim pistilin luleve te kungullit, i shpelajm ne uje te bolleshem.
Presim holle qepen e skuqim pak fare me vaj ulliri, shtojm aty orizin duke i kaudisur gjithnje, kur ky te jet bere disim shtojm kungullin e prere holle holle, pastaj shtojme edhe lulet e kungullit jo te gjitha lem disa prej tyre menjane.
SHtojme veren e bardhe e kur kjo te avulloj nisim procesin e berjes se risottos, ate qe une ne menyre fshatarese e quaj, hill leng e trazo prit te zjej e perserit te njejtin rritual per kohen e duhur e zjerjes se orizit mesataisht 14 min.
Nga fundi shtoni lulet e kungullit ato qe kishit lene menjan, shtoni djathin i cili pezjehet ne menyre shume delikate me shije e luleve te kungullit, sipas mendimit tim, servireni po te deshironi edhe me djath te gire, risotto eshte gati.
ju befte mire.
Shume flm zotrise D.
Lulu super me like it. Ketu ne uk se kan haberin nga lulet e kung. Lum ju qe jeni ne it. Ushqime ok njerez shume ok.
RispondiEliminaDua te provoj jete recet. Ciao.
Te lumshin dockat Lulu :)
RispondiEliminaMmmmmm mmmmm che bontà.
RispondiElimina