sabato 22 novembre 2014

Zoteria e tij Patellxhani, nje tav pak ndryshe.

Do thoni ju, po kjo Luluja, ska fare sensin e klimes se kohes, e ke ka haberin qe koha e patelxhanave kaloi, tashme jemi ne fundin e vjeshtes fillimin e dimrit edhe patellxhanat haen me shumti vetem turshi.

Keni te drejte, para disa kohesh vendosa te beja turshi, gjeta ne shitje patellxhana nga ata tipik shqiptar, bleva nje qere me hurdhera e me qep majdanoz e gjera te tjera. Por nuk harrita ti beja dot, ndonje here me kam ajo çmendia e te mos berit asdhe nje gje. E kaloj kohe pa gatuar e pa bere ndonje gje me vler sipas mendjes time.
 
Per te harritur te receta ne vijim, nqs ju bierasti te gjeni patellxhana "Shqiperie" provoheni sepse eshte shume ymmyyy.
 
faktikisht si recet e kam provuar vite me pare ne turqi, super super e shijshme, perimet aty jan me te vertete te vecanta, nuk krahasohen fare me shijet e preimeve tona, pastaj piqej ne furre druri edhe kjo e shtonte me shume shijen.
 
Receta ne vijim.
 
ju nevojiten:
 
700 gram patellxhana
500 gram mish te grire
3/4 krere hurdhera
1 koker qep e kuqe (ose scalogno)
majdanoz
2 kokera domate te pjekura mir
rrigon, piper, vaj ulliri sipas deshires.
 
 
Lajheni mire patellxhanat ne uje te rrjedhshem, pastrohini ato nga bishtat, edhe pritini rrota rrota me gjeresi 7/8 cm.
Sperkatini me kripe te trashe edhe lerini ne nje ene me kapak.
 
Ne mikser grini qepen, hurdheren, majdanozin, edhe domatet, perzjejeni te gjithe masen me mishin, shtoni herzat edhe mbulojeni me qeske guzhine edhe lijeni ne frigorifer per 1 ore.
Merni nje tepsi lyheni fundin e saj me pak vaj, shtryllini patellxhanat, nxirni masen  e mishit nga frigoriferi, edhe vendosni ne tepsi, nje pjes patelxhani me nje pjese mishi, e keshtu me rralle deri sa te mbushen e gjithe tepsia.
Piqeni ne fure per 1 ore ne 190 grad, nuk i shtohet as uje as nje gje tjeter.
 
eshte sh e shijshme e teper e thjesht.










martedì 11 novembre 2014

Makarona spageti me gjinkalla deti :)

Kjo recete eshte shume e dashur per mua, eshte nje nga te preferuarat. Kur behet fjale per ushqimet e detit zakonisht me pelqejne te gjitha, por nqs do beja nje shkalle me makaronat e mia te preferuara keto do zinin nje vend te rendesishem ne podium.
 
spaghetti con le cicale di mare
 
ju nevojiten :
400 gram pasta (linguine, vermicelli ose spaghetti)
500 gram gjinkalla deti
100 grami domatka qershize, ose domat te bera pure
2 thelpinj hurdher
pak vere te bardhe
 (majdanoz, piper, vaj ulliri krip sipas deshires.)
 
 
 
Lajme ne uje te rrejellshem gjinkallat e detit, i lejme te kullojne ujin ne nje kullojse, i presim ne menyre vertikale gjate pjeses se poshteme. (ne menyre qe gjate zjerjes te nxjer ate lengun qe eshte super )
 
Vendosim ujin per makaronat per te zjere, kur ky te vloje shtojme kripen edhe i lejme te zjejn kohen e duhur.
Gjate kesaj kohe ne nje tigan vendosim te skuqet hurdhera e shtypyr as 1 min nga ky pasazh shtojme domatet me von gjinkallat e detit, fobia ime eshte mos kurre me digjet hurdhera :(. i lejme disa minuta edhe i shuajme me veren e bardhe.
 
Kur makaronat te ken zjerre i kullojm ato pak al dente, edhe i hellim ne tigan kohe dy minuta, ne menyre qe lengu te perzihet mire me makaronat.
 
Shtojme padyshim majdanozin e nqs deshirojm piperin e zi.
 
ju befte mire, e shpjet e shijshme e super e thjesht.











sabato 8 novembre 2014

Personazh; kungulli i verdhe, risotto alla zucca & triumfi i ngjyres se verdhe.

Pershendetje miq, si po ja kaloni keto ditet e bukura te vjeshtes????????
 
Nje sec. me te vertete i quajta te bukura ??? jo per gje por ne ketu, andej nga fundi apo fillimi i Milanos nuk kemi patur nje dite pa shi. Tani une isha ajo qe nuk doja te hiqja shpakat me nje gisht nga kemba, por ja qe aq shpjet i hoqa sa se imagjinoni dot. Do t'ju them me shume i kini parasysh ato çizmet pe llastiku qe te mbrojn nga shiu, e te lejojn te jetosh shiun ne qytet apo ne fshat pa shume komplikime me te vertete te thjeshtojn mbijetesen ne ditet me shi. Ja keto çizme pe llastiku ngjyre te verdha jan bere miket e mia me te mira gjate ketyre diteve.
Im ate kur mi shef veshur thot ahh vajza ime ajo me uniformen e komunales, per dreq qelluan si cizmet e palltoja ne te njejten ngjyre, ja sa per mos te humbur nga syte , nqs humb me gjejn kollaj :(
 
Ime eme qe e qorton -aman o burre kaq vjet ne migrim e se the nje here tamam emrin, quhen operator eckologjik. Nejse mami ka ndjesin e modes, die me tha qe donte nje pale cizme pe llastiku, por jo ngjyre te verdha, me thot o ushtarake ose ngjyre vjeshte.
 


 
 
Po vjeshta, kete vit as vet se kuptoj si nisi e nuk pata nje second per te fotografuar. Megjithate per te pare anen positive te cdo stine e cdo moment, ne kete kohe them qe gatuhet edhe haet me mire, sikur te mer me shume uria. E kur ke deshire te gatuash mund te kalosh ore te tera ne guzhinen tende, sepse jasht ben ftohte e bie shi.
 
 
Rrofte e verdha, per cizmet e mia, per agrumet, per frutat portokalli apo te verdha, edhe per Kungullin, te cilin e dua shume.
 
 
Risotto alla zucca:
350 gram oriz (un perdor gjithnje riso roma)
350 gram kungull i pastruar edhe i qeruar
1 gote vere te bardhe (secco)
1 qep te vogel (te tipit scalogno)
50 gram djath (provola, gurvier, asiago, o se djath mali si fontina ect)
brodo vegjetale aq sa duhet (karote patate qep selino)
djath i grire o parmigiano, o grana
vaj ulliri kripe e pipe i zi sipas deshires.
 
 
Presim kungullin ne kubike mesatar, e fergojm pak fare me shume pak vaj, jo shume gjate.
Ne nje tenxhere skuqim pak fare qepen shtojme aty orizin edhe i trazojm ere pas here, shtojme edhe kungullin, i shuajm me veren e bardhe. Kur vera e bardhe te ket evaporuar shtojme brodon te cilen me pare e kemi vene per te zjer edhe eshte e nxhete. Vazhdojm te trazojm risotton, kur shofim qe eshte bere tempo cerek ore, shtojme djathin e prere kubik kubik, ne maje luge gjalp edhe piperin e zi nqs deshironi, e lejme te pushoj 2 min, mund ta servisni djathin e grire siper ose e hillni brende te risotto.
 
Ju befte mire.




Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...