domenica 24 novembre 2013

xhepa pizze te mbushur .

Pasi veshtrova per 5 minuta te mira reshtin bosh te titullit, vendosa te quhej pa emer. Sepse lodhja ka aritur kulmin e ne kete orar truri nuk harrin te gjej nje titull te sakte per nje recet fantastike si kjo e me poshtjma, e thjesht e cilter, shume e shendeteshme  edhe e gateshme per te ngrene kudo, ne zyre, ne kembe,  ulur buze te detit, 
ne maje te malit, vetem apo ne shoqeri, me pak fjal kudo qe te keni uri.
per kete recet ju nevojiten;



250 ml uje
400gram miell te tipit 00
20 gram maia 
pak kripe 
pak sheqer
2 luge vaj ulliri
per mbushjen 
salc domatesh te tipit rustica
proshute 
mocarela




Pergatisim brumin te ngjashem si ai i bukes por pak me te forte, normale qe duhet te jet elastik e i punuar mire.
 E lejme te pushoj i mbuluar me nje peze, per aq kohe sa masa e brrumit te jet dyfishuar. Kur kjo masa te jet gati, duhet te ndajme topa te vegjel, te cilet ti hapim pete te trashe 1 cm, e ti shtrojme gjerat qe duam. (shfrenoheni fantazine tuaj, nga gjerat vegjetarine, deri te ato me kaloriket, sh me sh gjera edhe me ato te emblat)
 
pasi i kemi mbyllur cepat mire, i lejme te pushojne 5 min, i pjekim ne fure te nxete 250 grad x 20 min.
 
kontrollohini ere pas here.
 
ju befte mire!!!!!!!!!!

Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...