giovedì 30 ottobre 2014

Kujtime te embla femijrie, Byrek Korce & Devolli me lakrame turshi.

Femijria, kujtimet e femijrise jane si perla te rralla te cilat ne menyre krejt spontane vine ne mendje ne momentet me ta papritura. Une mund ta quaj veten shume me fat pasi kam patur me te vertete nje femijri fantastke ne kuptimin e plot te fjales.
Kryeshisht kur flas per kujtimet e femijirise e lidh fort me pushimet e kaluara ne jug lindje te shqiperise, vende teper te dashura per mua.
 
 
Peisazhe fantastike, shtepi tradizionale, vere e lehte dimer i ftohte, ushqime fantastike, edhe doza e larte e lojrave te femijrise bejn nje boomb te vertete kujtimesh.
Gjithcka eshte e lidhur ngushte me kujtimin e gjyshes time, e cila tashme ka shume vite qe nuk jeton me. Nuk kam si te imagjinoj jeten e fashtit pa figuren fisnike te kesaj gruaje qe kalonte gjithe kohen ne guzhine duke gatuar.  Me pak fjal duke patur duart gjithnje ne brume. Aroma e pa hariteshme e lakroreve te pjekur ne sac, e llallanikeve, e petanikeve, e yshmereve e rosnicave, bejn qe une te kerkoj kete persosmeri akoma edhe sot.
 
Nuk ju them cfare zhgenjimi pasi dihet qe kohen qe kalon nuk e sjell as ushqimi as kujtimi, por nje doze e duhur kujtimesh te shendeteshme nuk ben dem.
 
 
E frymesuar nga kujtimet nje dite gatova edhe une disa brumera, me pak fjal. Byrek me laker turshi, edhe petanik me mish pule. (receta se shpjeti)
 
Byrek me laker turshi.
 
300 gram miell
uje aq sa te lidhet brumi
 vaj ulliri, pak fare uthull molle, pak kripe
niseshte per te tollur petet
e vaj mistri per ti sperkatur ato
po te doni gjalp njesoj eshte.
 
Per mbushjen:
 
laker turshi (lakrame - nje nga keto dit urroj t'ju ve recetetn e turshive)
e lar edhe e kulluar.
pak salc domatesh, ose domate te bera pure.
 
 
Bejme brumin e byrekut, menyra tradizonale vete mese ok, duhet te jet sa me shume elastik.
Me masen qe kam vene zakonisht behen 10 pete. nqs deshironi me te madh apo me te vogel rregullohini masat sipas deshires.
 
Lejme masen te pushoj ne nje vend jo me drite e te mbuluar me nje pece.
Marim turshite te cilat i kemi kulluar nga lengu i tyre. I presim holle holle edhe i shtojme ne nje tigan me dy luge vaj. I lejme te fergohen disi, shtojme dy luge salc domatesh, e leme 10 min me kapakun ven.
 
Nuk thahet sepse lakrameja ka goxha leng.
 
Hapim petet, shtojme masen nga mesi i renditjes se peteve.
e pjekim ne fure per 30 min. ne 190 grad.
 
Ju befte mire.
 

 
Ka nje shije majoshe qe un nuk i resitoj dot. Ka shume variante por une ju solla ate me te thjeshtin.

venerdì 10 ottobre 2014

Sardele ne furre, super easy & ymmyyy

Sardelet nje peshk shume i pasur me vlera ushqyse,  i pasur me kripra minerale me yndyra te dobishme per trupin vitamina e proteina, mishi i ketij peshku eshte shume i tretshem per organizmin, nuk rendon menune as kur behet i skuqur.
 
Para disa ditesh kalova shkarasi para nje dyqani qe shet peshk, me troqi menyra sesi personi qe drejton kete dyqan, kishte zbukurar banakun, nje trionf ngjyrash e shume llojshmeri peshqish, me te vertet shume e magjishme.
 
Zgjolla sardelet pasi kishin kaluar pak kohe nga hera e fundit qe kisha gatuar ato.
Kesaj rralle receta ne vijim eshte e shpejt edhe e shijshme.
 
 
ju nevojiten :
 
 800 gram sardele  te pastruara
buke e grire
3 /4 thelpinj hudhera
zhapa e nje limoni biologjik
2/3 speca djegs te kuq
vaj ulliri
erza te thara sipas deshires
un do keshilloja piper te bardhe
edhe gjethe dafine.


 
kjo recet eshte shume easy, pasi sardelet ne vendin kur un jetoj mund te behen shume llojshme, edhe te hapura ne mes te sheshuara, por ju mer shume kohe, keni kohe ne diposizion, edhe sardelet tuaja jane goxha te medhaja, ju keshilloj ti pastroni e ti hapni sardelet, nqs jo beheni si une.
 
 
Pasi kemi lar ne uje te rrjedhshem sardelet, i lejm te kullojn, e pastaj i fshijm me leter guzhine.
Ne mikser grijme buken me hurdherat specin djeges edhe limonin biologjik.
 
kur kjo masa te jet gati marim nje piate te sheshte ku vendosim masem, ne nje ene pak me te thelle shtojme 3 luge vaj ulliri, kalojm sardelet ne fillim ne vaj pastaj te buka e grire. I vendosim ne nje tepsi njera pas tjetres, siper hellim buken tjeter, ne fund sperkasim pak me vja ulliri edhe shtojm gjethet e dafines.
 
 
e vendosim ne fure per 25 min ne 185 grad.
e shpejt e shijshme e super super easy.
 
 
ju befte mire!!!!!!!!





Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...