giovedì 15 gennaio 2015

Posti i pare i 2015. Crumble me dardhe edhe molle.

  :d si jeni? me shendet? me pune? urroj sa me mire.
po mendoja cfare receta te zgjillja per kete hapje viti, ne fakt edhe pse nuk kam postuar me, kam nje arkiv me foto te pa besushme, me te cilien mund te shkruaj per nje vit pa gatuar.  Zakonisht cdo gatese ne shtepine time eshte e lidhur ngushte me  disa clicka :) ahhhh me shume gatuaj per te bere foto do thoshte babi im sesa per te ngrene.
Gjithsesi receta ne vijim urroj tju pelqeje, eshte dicka tradizonale e thjesht jo shume e komplikuar, edhe pse vim nga festat e mendoj qe edhe ju si une ju kan ardhur ne maje te hundes embelsirat me shurupa edhe ara e bajame.  Kjo recet eshte e lehte zakonisht e gatuaj kur me ze "kriza per sheqer" e lehte e super ymmy.
per kete recete ju nevoiten :
 2 dardha te pjekura mire
1 molle renete
2 luge sheqer kallemi (ose me pak)
3 luge miell
1 luge gjalp i thermuar
nje thrime kripe
pak are moskat
pak kanelle
pak fare lekure limoni e grire
e disa biskota pe orizi me fruta te thata (kjo ne mungese te miellit te orizit)
dy pika gjumesht per te bere crumble-in :)
Marim frutat i qerojme nga lekura e i presim ato sipas deshires.
nje ne tas shtojme te gjithe perbersit miellin sheqerin erzat edhe gjaplin e prere kubik. Mundohemi ta punojm masen si therime therime duke e sperkatur me qumesht  coptojm brenda edhe biskotat e orizit.
Ne nje tepsi qe ju deshironi rrethore katerkendeshe, pe qelqi, jo ngjitese nuk ka problem, te cilen me pare e kemi lyer me gjalpe edhe sperkatur me miell, shtojme frutat e prera kubike, shpendajme ne to pak fare sheqer te bere me kanelle, bejme nj shtres te nje tjrajteshme me fruta e siper shtojme masen e brumit te grimce-uar.
e pjekim per 35 min ne 190 grad.
mund te serviret si e ngrohet edhe e ftohte, me pana me akullore me cte deshironi.








ju ftoj ta provoni ja vlen.
ju urroj gjithe te mirat, e ju falenderoj qe me keni ndjekur edhe pse une e kam lene pak pas dore blogun, urroj te kem me shume kohe ne dispozicion per te shkruar me gjate.
perqafime lulu.


sabato 22 novembre 2014

Zoteria e tij Patellxhani, nje tav pak ndryshe.

Do thoni ju, po kjo Luluja, ska fare sensin e klimes se kohes, e ke ka haberin qe koha e patelxhanave kaloi, tashme jemi ne fundin e vjeshtes fillimin e dimrit edhe patellxhanat haen me shumti vetem turshi.

Keni te drejte, para disa kohesh vendosa te beja turshi, gjeta ne shitje patellxhana nga ata tipik shqiptar, bleva nje qere me hurdhera e me qep majdanoz e gjera te tjera. Por nuk harrita ti beja dot, ndonje here me kam ajo çmendia e te mos berit asdhe nje gje. E kaloj kohe pa gatuar e pa bere ndonje gje me vler sipas mendjes time.
 
Per te harritur te receta ne vijim, nqs ju bierasti te gjeni patellxhana "Shqiperie" provoheni sepse eshte shume ymmyyy.
 
faktikisht si recet e kam provuar vite me pare ne turqi, super super e shijshme, perimet aty jan me te vertete te vecanta, nuk krahasohen fare me shijet e preimeve tona, pastaj piqej ne furre druri edhe kjo e shtonte me shume shijen.
 
Receta ne vijim.
 
ju nevojiten:
 
700 gram patellxhana
500 gram mish te grire
3/4 krere hurdhera
1 koker qep e kuqe (ose scalogno)
majdanoz
2 kokera domate te pjekura mir
rrigon, piper, vaj ulliri sipas deshires.
 
 
Lajheni mire patellxhanat ne uje te rrjedhshem, pastrohini ato nga bishtat, edhe pritini rrota rrota me gjeresi 7/8 cm.
Sperkatini me kripe te trashe edhe lerini ne nje ene me kapak.
 
Ne mikser grini qepen, hurdheren, majdanozin, edhe domatet, perzjejeni te gjithe masen me mishin, shtoni herzat edhe mbulojeni me qeske guzhine edhe lijeni ne frigorifer per 1 ore.
Merni nje tepsi lyheni fundin e saj me pak vaj, shtryllini patellxhanat, nxirni masen  e mishit nga frigoriferi, edhe vendosni ne tepsi, nje pjes patelxhani me nje pjese mishi, e keshtu me rralle deri sa te mbushen e gjithe tepsia.
Piqeni ne fure per 1 ore ne 190 grad, nuk i shtohet as uje as nje gje tjeter.
 
eshte sh e shijshme e teper e thjesht.










martedì 11 novembre 2014

Makarona spageti me gjinkalla deti :)

Kjo recete eshte shume e dashur per mua, eshte nje nga te preferuarat. Kur behet fjale per ushqimet e detit zakonisht me pelqejne te gjitha, por nqs do beja nje shkalle me makaronat e mia te preferuara keto do zinin nje vend te rendesishem ne podium.
 
spaghetti con le cicale di mare
 
ju nevojiten :
400 gram pasta (linguine, vermicelli ose spaghetti)
500 gram gjinkalla deti
100 grami domatka qershize, ose domat te bera pure
2 thelpinj hurdher
pak vere te bardhe
 (majdanoz, piper, vaj ulliri krip sipas deshires.)
 
 
 
Lajme ne uje te rrejellshem gjinkallat e detit, i lejme te kullojne ujin ne nje kullojse, i presim ne menyre vertikale gjate pjeses se poshteme. (ne menyre qe gjate zjerjes te nxjer ate lengun qe eshte super )
 
Vendosim ujin per makaronat per te zjere, kur ky te vloje shtojme kripen edhe i lejme te zjejn kohen e duhur.
Gjate kesaj kohe ne nje tigan vendosim te skuqet hurdhera e shtypyr as 1 min nga ky pasazh shtojme domatet me von gjinkallat e detit, fobia ime eshte mos kurre me digjet hurdhera :(. i lejme disa minuta edhe i shuajme me veren e bardhe.
 
Kur makaronat te ken zjerre i kullojm ato pak al dente, edhe i hellim ne tigan kohe dy minuta, ne menyre qe lengu te perzihet mire me makaronat.
 
Shtojme padyshim majdanozin e nqs deshirojm piperin e zi.
 
ju befte mire, e shpjet e shijshme e super e thjesht.











sabato 8 novembre 2014

Personazh; kungulli i verdhe, risotto alla zucca & triumfi i ngjyres se verdhe.

Pershendetje miq, si po ja kaloni keto ditet e bukura te vjeshtes????????
 
Nje sec. me te vertete i quajta te bukura ??? jo per gje por ne ketu, andej nga fundi apo fillimi i Milanos nuk kemi patur nje dite pa shi. Tani une isha ajo qe nuk doja te hiqja shpakat me nje gisht nga kemba, por ja qe aq shpjet i hoqa sa se imagjinoni dot. Do t'ju them me shume i kini parasysh ato çizmet pe llastiku qe te mbrojn nga shiu, e te lejojn te jetosh shiun ne qytet apo ne fshat pa shume komplikime me te vertete te thjeshtojn mbijetesen ne ditet me shi. Ja keto çizme pe llastiku ngjyre te verdha jan bere miket e mia me te mira gjate ketyre diteve.
Im ate kur mi shef veshur thot ahh vajza ime ajo me uniformen e komunales, per dreq qelluan si cizmet e palltoja ne te njejten ngjyre, ja sa per mos te humbur nga syte , nqs humb me gjejn kollaj :(
 
Ime eme qe e qorton -aman o burre kaq vjet ne migrim e se the nje here tamam emrin, quhen operator eckologjik. Nejse mami ka ndjesin e modes, die me tha qe donte nje pale cizme pe llastiku, por jo ngjyre te verdha, me thot o ushtarake ose ngjyre vjeshte.
 


 
 
Po vjeshta, kete vit as vet se kuptoj si nisi e nuk pata nje second per te fotografuar. Megjithate per te pare anen positive te cdo stine e cdo moment, ne kete kohe them qe gatuhet edhe haet me mire, sikur te mer me shume uria. E kur ke deshire te gatuash mund te kalosh ore te tera ne guzhinen tende, sepse jasht ben ftohte e bie shi.
 
 
Rrofte e verdha, per cizmet e mia, per agrumet, per frutat portokalli apo te verdha, edhe per Kungullin, te cilin e dua shume.
 
 
Risotto alla zucca:
350 gram oriz (un perdor gjithnje riso roma)
350 gram kungull i pastruar edhe i qeruar
1 gote vere te bardhe (secco)
1 qep te vogel (te tipit scalogno)
50 gram djath (provola, gurvier, asiago, o se djath mali si fontina ect)
brodo vegjetale aq sa duhet (karote patate qep selino)
djath i grire o parmigiano, o grana
vaj ulliri kripe e pipe i zi sipas deshires.
 
 
Presim kungullin ne kubike mesatar, e fergojm pak fare me shume pak vaj, jo shume gjate.
Ne nje tenxhere skuqim pak fare qepen shtojme aty orizin edhe i trazojm ere pas here, shtojme edhe kungullin, i shuajm me veren e bardhe. Kur vera e bardhe te ket evaporuar shtojme brodon te cilen me pare e kemi vene per te zjer edhe eshte e nxhete. Vazhdojm te trazojm risotton, kur shofim qe eshte bere tempo cerek ore, shtojme djathin e prere kubik kubik, ne maje luge gjalp edhe piperin e zi nqs deshironi, e lejme te pushoj 2 min, mund ta servisni djathin e grire siper ose e hillni brende te risotto.
 
Ju befte mire.




giovedì 30 ottobre 2014

Kujtime te embla femijrie, Byrek Korce & Devolli me lakrame turshi.

Femijria, kujtimet e femijrise jane si perla te rralla te cilat ne menyre krejt spontane vine ne mendje ne momentet me ta papritura. Une mund ta quaj veten shume me fat pasi kam patur me te vertete nje femijri fantastke ne kuptimin e plot te fjales.
Kryeshisht kur flas per kujtimet e femijirise e lidh fort me pushimet e kaluara ne jug lindje te shqiperise, vende teper te dashura per mua.
 
 
Peisazhe fantastike, shtepi tradizionale, vere e lehte dimer i ftohte, ushqime fantastike, edhe doza e larte e lojrave te femijrise bejn nje boomb te vertete kujtimesh.
Gjithcka eshte e lidhur ngushte me kujtimin e gjyshes time, e cila tashme ka shume vite qe nuk jeton me. Nuk kam si te imagjinoj jeten e fashtit pa figuren fisnike te kesaj gruaje qe kalonte gjithe kohen ne guzhine duke gatuar.  Me pak fjal duke patur duart gjithnje ne brume. Aroma e pa hariteshme e lakroreve te pjekur ne sac, e llallanikeve, e petanikeve, e yshmereve e rosnicave, bejn qe une te kerkoj kete persosmeri akoma edhe sot.
 
Nuk ju them cfare zhgenjimi pasi dihet qe kohen qe kalon nuk e sjell as ushqimi as kujtimi, por nje doze e duhur kujtimesh te shendeteshme nuk ben dem.
 
 
E frymesuar nga kujtimet nje dite gatova edhe une disa brumera, me pak fjal. Byrek me laker turshi, edhe petanik me mish pule. (receta se shpjeti)
 
Byrek me laker turshi.
 
300 gram miell
uje aq sa te lidhet brumi
 vaj ulliri, pak fare uthull molle, pak kripe
niseshte per te tollur petet
e vaj mistri per ti sperkatur ato
po te doni gjalp njesoj eshte.
 
Per mbushjen:
 
laker turshi (lakrame - nje nga keto dit urroj t'ju ve recetetn e turshive)
e lar edhe e kulluar.
pak salc domatesh, ose domate te bera pure.
 
 
Bejme brumin e byrekut, menyra tradizonale vete mese ok, duhet te jet sa me shume elastik.
Me masen qe kam vene zakonisht behen 10 pete. nqs deshironi me te madh apo me te vogel rregullohini masat sipas deshires.
 
Lejme masen te pushoj ne nje vend jo me drite e te mbuluar me nje pece.
Marim turshite te cilat i kemi kulluar nga lengu i tyre. I presim holle holle edhe i shtojme ne nje tigan me dy luge vaj. I lejme te fergohen disi, shtojme dy luge salc domatesh, e leme 10 min me kapakun ven.
 
Nuk thahet sepse lakrameja ka goxha leng.
 
Hapim petet, shtojme masen nga mesi i renditjes se peteve.
e pjekim ne fure per 30 min. ne 190 grad.
 
Ju befte mire.
 

 
Ka nje shije majoshe qe un nuk i resitoj dot. Ka shume variante por une ju solla ate me te thjeshtin.

venerdì 10 ottobre 2014

Sardele ne furre, super easy & ymmyyy

Sardelet nje peshk shume i pasur me vlera ushqyse,  i pasur me kripra minerale me yndyra te dobishme per trupin vitamina e proteina, mishi i ketij peshku eshte shume i tretshem per organizmin, nuk rendon menune as kur behet i skuqur.
 
Para disa ditesh kalova shkarasi para nje dyqani qe shet peshk, me troqi menyra sesi personi qe drejton kete dyqan, kishte zbukurar banakun, nje trionf ngjyrash e shume llojshmeri peshqish, me te vertet shume e magjishme.
 
Zgjolla sardelet pasi kishin kaluar pak kohe nga hera e fundit qe kisha gatuar ato.
Kesaj rralle receta ne vijim eshte e shpejt edhe e shijshme.
 
 
ju nevojiten :
 
 800 gram sardele  te pastruara
buke e grire
3 /4 thelpinj hudhera
zhapa e nje limoni biologjik
2/3 speca djegs te kuq
vaj ulliri
erza te thara sipas deshires
un do keshilloja piper te bardhe
edhe gjethe dafine.


 
kjo recet eshte shume easy, pasi sardelet ne vendin kur un jetoj mund te behen shume llojshme, edhe te hapura ne mes te sheshuara, por ju mer shume kohe, keni kohe ne diposizion, edhe sardelet tuaja jane goxha te medhaja, ju keshilloj ti pastroni e ti hapni sardelet, nqs jo beheni si une.
 
 
Pasi kemi lar ne uje te rrjedhshem sardelet, i lejm te kullojn, e pastaj i fshijm me leter guzhine.
Ne mikser grijme buken me hurdherat specin djeges edhe limonin biologjik.
 
kur kjo masa te jet gati marim nje piate te sheshte ku vendosim masem, ne nje ene pak me te thelle shtojme 3 luge vaj ulliri, kalojm sardelet ne fillim ne vaj pastaj te buka e grire. I vendosim ne nje tepsi njera pas tjetres, siper hellim buken tjeter, ne fund sperkasim pak me vja ulliri edhe shtojm gjethet e dafines.
 
 
e vendosim ne fure per 25 min ne 185 grad.
e shpejt e shijshme e super super easy.
 
 
ju befte mire!!!!!!!!





sabato 27 settembre 2014

Rrofshin ditet me diell. Gershet i embel me kanell.

Ditet me diell, sa te embla keto ditet e shtatorit, klima mite dielli per bukuri, ajri i gazuar,  qe kur kalon mbi lekure ndihen ato buckurizat e klimes ne ndryshim. Shtatori muaji i fillimit, u rikthyen serisht nxensit ne bankat e shkollave apo ne kopeshtet e cerdhet, dikush per here te pare dikush per here te fundit. 
Ehhhh Stoppp mos te na zeri melankonia.
 
 
 Nuk na bie rralla te ankohemi pasi s'na ka rene asnje edhe nje pike shi. Mund te kishim zgjellur kete muaj per plazh do Ishim kenaqur me shume. E te themi te drejten as po me vjen deshire per te ndruar rrobat e dollapit, apo per te blere dicka te re kete vjesht edhe pse vetrinat e dyqaneve reklamojn sezonin e ri te modes, mua sinqerisht nuk me vjen per te belere cizme, shaje, apo pardesyra e xhupe.
Une e dua shtatorin, e kur eshte kaq shume gentil skam si mos ta dua akoma me shume.
 
 



 
Per keto ditet e fillimit vendosa kete gershetin brioshe me kanelle, zakonisht ne familjen time eshte e domosdoshme dicka e tille per tu zgjuar e per te nisur diten ne menyren me perfekte.
 
receta ne vijim urroj tju bej pak kurioza per ta provuar.
per kete recet ju nevojiten :
 
 
 300gram miell gruri 00
300 gram miell manitobe (amerikan)
5 luge sheqer
35 gram gjalp pa kripe
2 te verdha vezesh
1 koker te gjithen
250 ml qumesht i vaket me mire
20 gram maia
pak kripe
 
per mbushjen:
2 luge gjelle me kanelle
50 gram biskota te thata (sipas deshires)
pak latticino, ose krem djathi pa yndyre jo te kripur
2 luge caji sheqer.
 
 
 
Hellim te gjithe indigentet ne nje ene te madhe, e mundohemi te bejeme brumin sa me shume elastik duke e punuar sa me shume, nqs e shofim qe del shume i forte shtojme qumesht, ose po te jet e kunderta i shtojme miellin.  E vendosim brumin ne nje ene edhe siper e mbulojm me celofan. E vendosim ne nje vend te ngrohet ku mos te kete shume drite. Zakonisht une ndez driten e furit edhe vendos aty brumin.
 
Kur brumi te dyfishoj masen, e marim ate edhe e ndajme ne tre pjese te barabarta, hapeim tre pete mesatare, edhe ne cdo pete shtojme kanellen biskotat e thermuara te perziera me latticinon e me sheqerin. I mbyllim ato duke i rrotulluar sikur te jet nje rrole. I thurim gershet te treja rolet.
 
 


 
 
 
 
 
Lejme qe gersheti te dyfishoj masen, e pastaj e pjekim ne 190 grad x 45 min
sièas gustos se pjekjes.
 
Ju befte mire
ideale per te shoqeruar mengjeset e nisjes.

puthje e perqfime te gjitheve lexusave te blogut time.
Shof qe e kam lene goxha pas dore por ju nuk mungoni, sh flm.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...