martedì 24 dicembre 2013

Eshte kishtlindje. recet e bere me shume dashuri.

Nuk me besohet sa shpejt erdhi data 25, nuk kam si ta pershkruaj frenesin e ketij muaji, sa shume impegnime ne mardheniet me punen, sa shume impegnine ne mardhenie me familjen, dhurata dreka darka, e te mendosh qe jemi vetem te fillimi.
juppyyy jam gati per dreka festa etj etj, por edhe per shume dhurata :) fati im eshte qe mar dhuratat ne 25 edhe ne 31 :D me thoni ju ka me me mire se sa keshtu.????!
receta ne vijim nje torte me portokall, plot me dashuri per miqt e mi te blogut.
ju nevojiten :
250 gram miell
50 gram nisteshte
2 kokra vez
3 portokalle lengu edhe lekura e grire.
120 gram sheqer
3 luge gjelle vaj mistri
pak maia per emblesira
per mbushjen
200 gram gjize
100 gram sheqer puder
pak esenz lulesh portokalli
e pak vanilje.
Ndajme te verdhat e vezes nga te bardhat, ne dy ene te ndryshme, te bardhat i rrahim me pak kripe, te verdhat shtojme sheqerin edhe i rrahim mire deri sa masa te behet shkume, ne te shtojme miellin lengun e portokallit e maian e lekuren e portokallit, vazhdojm ti rrahimm, shtojme te bardhat e vezeve due i trazuhar me luge druri. masa eshte omogjene e shtrojme ne tepsi 28 cm. e fusim te piqet ne furre per 40 min ne 170 grad (furri duhet te jet i nxeht me pare )
 
Gjate kohes se pjekses pergatisim kremin me gjize, rahhim me miksergjizen me sheqerin puder me esenzen e portokallit e me vaniljen. e vendosim ne frigorifer te ftohet.
kur torta te jet pjekur e ejme te ftohet e presim ne dy diske edhe shtrojme kremin e dekorojme sipas deshires.






lunedì 2 dicembre 2013

Mire se erdhe Dhjetor, le ta fillojme me biskota.

Biskotat bejne pjese ne gjerat qe Adhuroj. Ehh do thoni lulu e shofim qe ty te pelqejne embeksirat.
E vertete por biskotat e bera ne kete periulle viti kan dicka magjike, keto rituale qe i kam trasheguar ng gjyshja e nga mami im, e qe mundohem te mos i harroj, bejne kete periulle viti shume te bukur. Me nje ndryshim periulla ne fjale atehere niseshe nga data 23, ne duke jetuar ne kohet moderne e kemi filluar pak me heret, ne fakt disa nga keto biskota i kam realizuar pak jave me perpara.

receta ne vjnim:
Ju nevojiten,
1 koker veze
250 gram bajame te bluara jo shume himet ne mikser
250 miell per embelsira
2 luge sheqer
100 ml mjalt ai me lule
lekur e grire holle pe limoni
margarine 50 gram
1 lug te vogel mia  x embelsira
 
 
per decorimin nje lug te vogel gjalp, 100 gram cokollate fondente, i zhkrijme ne bagno maria kur kremi te jet gati e pak i ftoht, por jo shume sepse ngurtesohet, ne kalojme biskotat edhe dekorojme ato sipas gustos.
 
zejme brumin e biskotave njesoj si ai per byrek, vetem sepse duhet punuar shume sepse mielli i bajameve te behet omogjen ne te gjithe masen, pasi e kemi bere brumin. E vendosim ne frigorifer per pak kohe, ne menyre te tille qe mos te ngjitet kur te bejme format.
format realizohini si te deshirohini, e bukura e biskotave kjo eshte. (un hapa nje pete me shume se 1 cm te trash, edhe bera format)
Piqeni ne furre te nxeht 180 grad per 10 ose 15 minuta kontrolloheni her pas here.
kur te jen pjekur i nxjerim nga furri i lejme te ftohen e pastaj i dekorojme sipas deshires.
 
 



 
ju befshin mire.

mercoledì 27 novembre 2013

torte me kafe.

 

I ftohti erdhi edhe ketej tek une, me pelqen, nuk e vuaj shume te ftohtin ja pse un do jetoja mir ne mal. (ahhh sikur) Me pelqen atmosfera e fund vitit, edhe pak e duhet fillua numerimi drejt krishtlindjeve.  rini te axhornuar se do publikoj shume gjera te mira.

per te realizuar  receten ne vijim ju nevojiten:

150 gram miell
2 kokera vez
100 gram sheqer kallemi
1 pako maia x embelsira
1 gote uji qumesht
50 gram gjalp
1 filxhan kafe express


per kremin
100 gram djath philadephia
50 gram sheqer puder
1 luge kafeje qe tretet
 
 
Rahim mire vezet (te bardhe e te verdha bashk) me sheqerin e gjalpin te zbutur ne temperatur ambienti pak me pare, i rahim afersisht per 5 minuta, shtojme  miellin gjithnje duke e rahur me shpejtesin e ulet te mikserit, shtojme qumeshtin, maian e ne fund kafen. E perzjejme mire e fusim ne fure te nxet per 40 min ne 180 grad.
 
Marrim djathin i shtojme sheqerin e kafen, i rahim mire. e vendosim ne frigorifer deri sa te ftohet torta. Presim torten ne dy pjese, edhe vendosim kremin. seperkasim me sheqer puder.
ju befte mire.





ps: kete torte e kam provuar edhe ne versionin pa gjalpe, ketu kam shkruar gjapl, po kam perdorur margarinen pa kolesterol, eshte recet shume e shendeteshme, e urroj qe me nje diet te ekulibrua mund ta hajn edhe personat diabetik.

ju befte mire. xoxo lulu.

domenica 24 novembre 2013

xhepa pizze te mbushur .

Pasi veshtrova per 5 minuta te mira reshtin bosh te titullit, vendosa te quhej pa emer. Sepse lodhja ka aritur kulmin e ne kete orar truri nuk harrin te gjej nje titull te sakte per nje recet fantastike si kjo e me poshtjma, e thjesht e cilter, shume e shendeteshme  edhe e gateshme per te ngrene kudo, ne zyre, ne kembe,  ulur buze te detit, 
ne maje te malit, vetem apo ne shoqeri, me pak fjal kudo qe te keni uri.
per kete recet ju nevojiten;



250 ml uje
400gram miell te tipit 00
20 gram maia 
pak kripe 
pak sheqer
2 luge vaj ulliri
per mbushjen 
salc domatesh te tipit rustica
proshute 
mocarela




Pergatisim brumin te ngjashem si ai i bukes por pak me te forte, normale qe duhet te jet elastik e i punuar mire.
 E lejme te pushoj i mbuluar me nje peze, per aq kohe sa masa e brrumit te jet dyfishuar. Kur kjo masa te jet gati, duhet te ndajme topa te vegjel, te cilet ti hapim pete te trashe 1 cm, e ti shtrojme gjerat qe duam. (shfrenoheni fantazine tuaj, nga gjerat vegjetarine, deri te ato me kaloriket, sh me sh gjera edhe me ato te emblat)
 
pasi i kemi mbyllur cepat mire, i lejme te pushojne 5 min, i pjekim ne fure te nxete 250 grad x 20 min.
 
kontrollohini ere pas here.
 
ju befte mire!!!!!!!!!!

sabato 26 ottobre 2013

Lasagna ne furre me perime. I love vegan part 2

yesss it must be true love.
Ajo e imja me perimat. Sepse po zgjat edhe spo ja ndjejm nevojen mishit, por e kam te veshtire te harroj sallamrat e kremvicet (te cila eshte e duhur te perdoren sa me pak).
 
 
Iku fundi tetori po troket Nentoriii ohh sweet sweet november. Mungon pak edhe do festojm festat e ketij viti, urroj te kem kohe ne disposozion, sepse do ndaj me ju sh ide gatimi te lidhura me kete periulle viti.
Receta ne vijim mund te jet nje ide, por spo nxitohem ka kohe x idera festash, ta quajme kete recet nje dit pushimi ne shtepi!!!!!!!!!
 
ju nevojitem:
 
1 koker qepe
2 kunguj jeshil
1 palltixhan
2 specka nje te kuqe nje jeshile
1 karot
pak presh pa gjethe
2 thelpinj hurdhera sipas deshires edhe me shume
150 gram djath mocarella
50 gram djath grana
200 gram lasagna te fresketa
300 ml salc domatesh
100 qumesht
 
 
 
Lahini ne uje te bollshem perimet, pastrohini dhe prihini kubik ato, Ne nje tigan skuqni ne fillim qepen e specken, e pastaj shtohni me rralle te gjitha perimet e tjera. lereni 20 min e pastaj shtohni salcen lereni te vloj per 10 min ne fund qumeshtin per 2 min te tjera.
prini djathin ne copeza te vogela merni tepsin e lasanjave e shtoni nje shtesh salce nje shtres lasagna e djath, vazhdoni keshtu deri sa te keni mbaruar perbersit.
 
nuk perdora salcen bieshamel spese doja qe te ishte sa me e lehet, edhe djathrat mundova te perdorja ato qe ishin me pak yndyre.
 
piqeni ne fure ne 180 grad per 35 min.
 
ju befte mire!!!!!!!!!!





 

giovedì 24 ottobre 2013

embelsirka me limon. dolcetti al limone.

 Edhe pse kam qene sh e lodhur kete jave, e jam akoma, po ju sjell kete recet super ymmyyy.
ju kerkoj falje qe po i bie pak shkurt, por kam sh pak kohe e dispizicion.

 
per kete recet ju nevojiten:
400 gram miell
100 gram sheqer
lekura e grire e nje limoni
nje maj luge pelhur vanilje
1 pako maja  per embelsira
1 gote qumesht
1 luge vaj ulliri
1 koker vez
 
 
per kremin qe do vendosim siper embelsirkave
100 gram sheqer puder
lengu i nje limoni
1 luge leng boronicash
 
 
Brumin per embelsirkat duhet ta zeme njesoj si ai per byrekun, duhet te jet i bute e pak elastik, rahim vezen me sheqerin, shtojme miellin vaniljen lekuren e limonit edhe maian, shtojme aq qumesht qe nevojitet, duhet per te bere brumin si ai qe behet byreku.
 
kete masen e lejme te pushoj per 30 min.
 
e ndajme ne topa te vegjel edhe i pjekim ne fure te nxeht 200 grad per 30 min.
per kremin, perzjejm lengun e limonit me sheqerin e lengun e boronicave,
lyejme embelsirkat me te.
 
ju befte mire.
 
 
 
 
 


 
 
 
 
 

venerdì 11 ottobre 2013

u freskua moti!!!! pasta con la lenticchie :)

Miqte e mi te dashur, erdhi edhe i ftohti, tani mund te them me gojen plot qe erdhi vjeshta/dimri.
E ndrova veshjet bera ndryshimin e rrobave ne dollap, dolen bluzat e renda golfet xhupat e shajet.  Sot nga dollapi noxora edhe batanijet e renda per tu mbuluar per te fjetur.
 
Ne kete menyre po pergatitem per dimrin, gjeja me e bukur eshte qe duke ndryshyar keto voglesirat tipike te ndrimit te stines, eshte qe  rishikon sh gjera qe kishe harruar, ne rastin tim pantallona e xhaketa me kuticka te stilit skozia e ime e dashur :) u gezova sepse kete vit jan sh in :)
 
Duke qene happy sikur te kem bere shopping po ju sjell kete recet tipike te diteve te ftohta te dimrit.
 
ESHTE GOXHA POPULLORE E SHIJSHME E PSE JO EDHE PAK CHIC ;d
 
 
lol sme vinte ne mendje gje tjeter :)
 
Pjate tipike e jugut te Italise, sidomos zones se Napolit,  nje pjate shume e shpejt e teper e shijshme.
duke qene qe po i afrohemi te ftohtit legumet jane zgjellja e duhur per shume pjata dimerore.
 
ju nevojten :
 
3 kokera domate te pjekura shume
1/2 koker qepe
2 hurdhera
300 gram thierza te zjera me pare.
2 luge papirka jo diegese
2 gjethe dafine
pak majdanos
400 gram pasta qe preferoni.
vaj kripe e piper te zi sipas deshires.
 
 
 
Vendosni per te zjere thierzat sipas kohes qe eshte e teguar ne konfenksion.
Prihni holle qepen hurdhrat e skuqini ne pak vaj, deri sa te zverdhen pak shtoni edhe papirken, kujdes mos digjni hurdhren.
Qeroni domatet edhe prihini vogel ose kaloini ne rende, si ta keni me kollaj, shtoheni ne tigan e lereni te zjej pak, shtojme edhe thierzat. I lejme te marin nje vale, nga fundi shtohjme kripen e gjethen e dafines e majdanosin, kini parasysh qe duhet te jet pak e lengeshme.
 
Zjejme makaronat  (si zakonisht), kur keto te jen gati i kullojme, edhe shtojme salcen, shoqeroheni me djath te grire.  (grana ose parmigiano)
 
ju befte mire !!!!!
 

 

venerdì 20 settembre 2013

il gnoccho al modo mio, e me kete fjal i thash te tera.

Kete jave gjith ushqimet qe kam ngrene kan qene te gjtha pa asnje permbajte mishi. Zgjollem te hajme nje jave rresht pa e permendur fare mishin e produktet qe vijne nga ai.
 
Shpesh here e kam thene qe un mund te behesha fare mire vegjetariane, por nuk kam bindje prej vegjetariani, e ne kete menyre kam zgjellur qe per nje periulle kohe ti them Bye Bye mishit.
 
receta ne vijim lindi si nje ide e mbylljes se javes vegjetariane, disi e krijuar edhe e shpikur nga truri e ime :)  teper e shijshme edhe goxha e vecante :)
 
 
Gnocchi jan nje pjate italane e njofur ne mbane boten, ato mund te realizohen, me shume lloj miellerash, gruri, orizi, patatesh etj etj.  Mund te behen me kungull te verdhe, me spinaq e me shume shije te ndryshme, Duke i realzauar mund te defreni gjith fantazine tuaj. 
ne rastin tim zgjolla ato tradizionalet, me patate.
 
duken dicka sh e leht por me beson qe ndonje here mendoj qe eshte me mire kur ti blini te gateshme, te pakten nuk do merziteni nqs rezultati nuk do jet i mir.  ai i realizuar nga ne ekam fjalen.
po ju sjell disa keshilla per realizim e ketyre gnocchave :)
 
duhet te perdorim patate qe kan bazen si mielli, te cilat pasi zjehen rijne si miell.  Sepse pureja e tyre eshte me pak e lengeshme, e kjo ben qe te perdorim me pak miell (se ndonje here mielli i shumte i ben si topa brumi)
 
vendosni per te zjerr patatet ne nje tenxhere me gjthe lekure, edhe mbusheni me uje te ftoht, ne kete menyre zjehen gradualisht. Nqs do ti vendosni kur uji eshte duke u zjer, ato do behen jasht e zemren do ta ken pa zjere.
 
cfare na duhet per te realizuar gnocchit.
 
500 gram patate
1 te verdhe vezesh
pak miell
pak kripe
 
 
Zjejme patatet, kur keto te ken zjerre,  qerojme nga zhapat e i shtypim me shtypsin e patates, i shtojme vezen e kripen, e  me sy miellin aq sa te na ndimoj per te lidhur masen.   Nuk duhet punuar shume, vetem sa te lidhet pak.  Per te dhene format eshte histori me vete, por un mundohem ti bej aq sa me shume te peraferta me aro te amvisave te vjetra italane.  Ndajme masen ne shirita te gjate e te trashe sa gishti i madh  dores, i presim cdo 2 /2,  o i bejm si topa o i kalojm ne formen e gnocchave ;)   Pasi kemi ndare format, i lejme ne nje tabaka te hapur qe te ftohen e te lidhen pak.
 
 
Un mendova te beja dicka te vecante si salc, ne fakt se di ne mund te quhet salc.
 
ju nevojten.
500 gram kunguj jeshil super te fresket
100 gram djath te bute si tip filadelfia
50 grana padana te gire.
kripe piper e vaj e leng limoni  sipas deshires
 
 
vendosim kungujt per te zjere, kur keta te jen gati i frullojme qe te behen si pure, te uji qe eshte bere tip pureje e lengeshme, e vendosim ne zjar te marri vale, kur ky te valoj hellim gnocchit, kur keto te jen te gjitha ne siperfaqe as 5 min, shtojme djatherat, erzat e vajin e ullirit. E veme kapakun tenxheres edhe e lejme te ftohet.  Ne kete mneyre trashet disi lengu, poredhe qullosen pak gnocchat por mua me plq ne kete stad.
 
E servisim te lengshem, e pak te vaket, ju befte mire :)




sabato 14 settembre 2013

e torta magica sia!!!!! edhe nje torte magjike me mungonte!!!!!!!!

Edhe un u detyrova te provoja kete lloj torte, isha me te vertete shume kureshtare, heren e pare qe e gatova nuk mu besua qe ishte me te vertete magjike e teper e thjesht aq shume sa eshte e para ne listen e tortave te preferuara. Tani ju do thoni po kjo cpo flet, ose fare mir do ta keni gatuar apo shijuar kete torte e do  jeni habisur si puna e ime edhe juve :)  torta ne fjal quhet magjike sepse ne nje perzjerje te vetme, e cila shtohen ne tepsi bashke, dalin tre shtresa te ndryshme, nje si tip llokume, nje si tip kremi ,edhe shtresa e siperme si tip pandisanje.
 
torta ne fjal ka shume pak perberes, por gjithe sekreti qendron ne perpunimin e tyre.
 
e para gje qe eshte shume e rendesishme eshte: TE GJITHE PERBERSIT DUHET TE KEN TEMPERATUR AMBJENTI.
 
tepsia eshte mire te jet drejtkendeshe, ne kete menyre dalin te treja shtresat  un perdora nje tepsi pask te madhe, ju zgjilleni aty te 20 cm keshtu ju del pak me e trashe.
 
 
per kete torte ju nevojiten:  (perbersit e mi jan te reduktuar, ne vend te gjaplit kam perdorur margarinen vegjetale, e vezet i kam pergjysmuar)
 
2 vez me temperatur ambjenti (receta e ka 4)  po jan me te vertete shume.
100 gram sheqer (normal)
80 gram margarine (ose 125 gram gjapl)
150 gram miell
500 ml qumesht (jo te plot, te vaket)
1 lug uji te akullt
1 lug leng limoni ose uthulle
1 pako vanilje ose nje lug kafeje leng vanilje
pak kripe
e sheqer puder sipas deshires
 
 
Se pari do tju thoja, te kemi dy tase te medha, ku te njera te hellim te verdhat e vezes me gjithe sheqerin e margarinen e nje luge uji te akullt, te tjetra te bardhat. E vendosni qumeshtin te ngrohet.
Marim tasin ku hollem te verdhat, me mikser rrahim masen per 5 min deri sa kjo te behet omogjene e si krem te masa qe u be si krem shtojme miellin  e qumeshtin gjithnje duke miksuar sduhet te ndalojm.  Rahim mire te bardhat e vezeve, edhe shtojm aty lugen e uthulles ose te lengut te limonit e pak kripe.  Eperzjejm masen nga lart posht, pa prishur mire te bardhat.
E vendosim me furre per 60 min ne 150 grad. varet nga furri, po pjekja esht pak e gjate.
 
kur te jet bere gati priheni ne kubike e hillini persiper sheqer puder.
 
ju befte mire!!!!!!!!!!  te njetin variant e provova me kakao por heres tjeter do ta publikoj, ne u kujtofsha te beja foto :)
 
 
 
 
 


 

nje torte e gjitha me kumbulla.

Pas nje jave shume shume te lodheshme, sot me zuri nje krize e pa pare per embelsira, (lol te vdesesh per sheqer e pastaj te vdesesh nga sheqeri) ne 30 min realizova kete torten e gjitha me kumbulla.
 
Them e gjitha me kumbulla pasi kumbulla e lengu i saj (nga kumbulla te bera shurup) jan perbersit kryesor. Sigurisht pa gjalpe e me 1 koker veze.  (ju mund te perdorni gjalpin si te deshironi, edhe vezet sipas shijes tuaj). 
Per kete torte ju nevojiten:
 
 
300 gram kumbulla
1 gote uji leng shurup kubulle, nga kumbulla te bera shurup
100 gram nisteshte
150 gram miell
100 gram sheqer kallemi
1 pako maia per embelsira
1 koker vez, po te doni me shume
2 luge vaj mistri
sheqer puder per dekorim
qumesht shifeni me sy.
lekura e nje limoni te pa trajtuar, te grire ne rende.
 
 
 
 
Lajme mire kumbullat, i heqim berthamat, ne nje tigan jo ngjites shtojme pak vaj ose gjapl, sa ky te shkrije, vendosim kumbullat te fergohen pak me kapakun ven. Kur keto te ken nxjer lengun shtojme 4 luge gjelle sheqer kallemi. E lejme pak ne zjarr qe sheqeri te karamelizohet e kumbullat te zbuten, kur keto te jen zbutur, shtojme lengun e kumbulles, e lejm 2 min e pastaj e heqim nga zjari edhe e lejm te ftohet.
 
ne nje ene tjeter thyejme vezen e shtojme sheqerin e vajin e mistrit ose gjalpin te prere kubik, shtojme lekuren e limonit te grire holle, edhe e rrahim mire ne mikser deri sa te behet si krem.
Ne masen qe krijuam shtojme ne fillim nisteshten pastaj miellin, i rahim me mikser, e shtojme me ngadale lengun e kumbulles, edhe gjumeshtin deri sa masa te jet pak e lengeshme ne fund shtojm maian. (tipike e tortes)
Tepsia x kete torte e per keto masa eshte ajo e 32 cm. E lyejm tepsine me gjalp ose hapim nje leter guzhine, e aty hellim masen e siper vendosim kumbullat  (lengune tyre i cili eshte bere si krem e leme menjane) .
e pjekim ne furre x 35 min ne 200 grad, e 5 min ne furre te ventiluar.
 
Kur torta te jet ftohur e sperkasim me kremin qe pam menjane e siper i shtojme sheqer puder.
 
ju befte mire.

 


sabato 7 settembre 2013

lyerja e shtepise stresi ne kulm, keshilla per perdorim.

Cdo njeri nga ne e ka perjetuar ne jeten e tij, ndryshimin e shtepise, paketimin e rrobave, amballazhimin e gjerave, levizjen e mobiljeve etj etj.
Ndoll qe trasferimii ne fjal te behet ne nje shtepi ku keni nje flet te bardhe e me shume fantasi e durim e KURAJO duhet te vizatoni ate qe ju pershatet e ju perket.
 
Them Kurajo me germa te medha se me te vertete duhet te kesh kurajo per te lyer nje shtepine, me besoni qe as ne nje takim pune te nivelit shume te larte nuk kam perjtuar nje stres te tille, si ai i zgjielljes se ngjyres. Sepse do thoni ju, deri sa gjithcka eshte e bradhe,  eshte ok edhe e thjesht, po kur te pelqejn ngjyart edhe deshira per te bere vet gjithcka, puna behet pak me e veshtire.  Po ngjyrat japin allegri te shtojne buzeqeshjen keshtu qe sa me shume ngjyra e sa me shume deshire per te punuar. (teke fundit nje ambjent i ngroht e dashamires ju ben te jetoni pa strese)
 
Per te gjithe ju qe me lexoni e keni nevoj per ndonje keshille nga mendja e zgjuar e Luluse lexoni ne vazhdim.  (lol mos me merni shume seriozisht, thjesht kjo periulle eshte shume stresante e vendosa te kem ne blog nje kujtim te saj )
 

 
per te zgjellur ngjyren ideale per shtepine tuaj duhet te konsideroni disa fakte, te cilat jane parimtare e teper te rendesishme per nje rezultat optimal. 
 
Sa drite hyn ne shtepine tuaj, nqs shtepia juaj nuk eshte shume me drit, duhet te evitoni me pa tjeter ngjyrat e ereta ne menyre qe mos ta zymtoni ambjentim. Ne shtepite me drite shume mund te perdorni edhe ngjyra te ereta te forta  ambjeni me drit te lejon edhe te shfrytezosh elemente si vizatime apo leter per muret.
 
Tipin e mobilimit qe keni, nqs mobilimi eshte i bardhe apo ngjyra neutrale, atehere cdo ngjyre i pershtatet pa merak.  Nqs mobilimi eshte me ngjyra te ndezura apo me figura gjemoetrike e teper me karakter, duhet te rini te ngjyrat neutrale.
 
Hapesira e ambjentit, dihet qe ngjyrat e hapura bejn qe ambjenti te duket me i madh, ato te ertat e vogelsojne. Keshtu qe duhet te vleresoni mire permasat e shtepise tuaj, para se te zgjillni ngjyren e duhur.
 
çfare funksionimi do te ket dhoma qe po lyejme, smund te vendosim ca pata e rosa ME ngjyre rose ne sallon.  Duhet te kemi parasysh qe te zgjellim dicka qe nuk na lodh me kalimin e kohes, sepse do jet e veshtire qe pas nje periulle afat shkuret te lyejme serish.  (rasti im pasi me merziten shume shpjet gjerat)  Prandaj ri me shume te ngjyrat neutrale e ato te natyrale.
 
Por edhe te fantazosh nuk eshte keq, ja disa imazhe te cialt me plq disi.













Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...