Nqs do beja nje list te embelsirave te preferuara, vendin e pare e ka tiramisujaaaaaa :) besomni qe mund ta quaj veten te droguar me tiramisu. Duke qene qe e konsumoj shume si embelsire, pak nga halli e pak nga qefi bera çmos qe ta kethej kete recet sa me shume light, me pak fjale mund te hani pjese gjigande pa u ndjer ne faj.
Mos t'ju genjej mendja qe gjerat light jan pa shume shije, provoni receten time
dhe do shifni sa kollaj sa shpejt e sa mire gatuhet tiramisuja keshtu.
Nejseee se ekzagjerova me fjalen gatuhet, pasi nje nga te mirat e tjera te tiramisuse eshte qe nuk gatuhet, me nje fjale nuk piqet lol se e zgjata shume, se besoj qe ju e dini sh sh mire qarte e pa gabime receten e tiramisuse, tani po vendos receten light.
ymmyyyyyyy.
per kete Tiramisu ju nevojiten.
nje tepsi per 8 persona (ose nje ene pak e thelle)
nje mikser rahes, ose rahes vezesh normale
- 300 gram mascarpone light.
- 1 te verdhe veze e 2 te bardha
- 8 luge sheqer te bardhe
- 2 luge kakao te hillur
- 2 pako me biskota savoiardi (light pa sheqer persiper) afersisht 400 gram
- 8 filxhane kafe expres (nqs ju ben dem kafeja perdorni ate pa kafeine)
- 2 filxhan kafeje me qumesht.
Mua zakonisht nuk me pelqen shume Tiramisu me biskotat e rregjura shume, per kete motiv perdor kafen pak te vaket.
Ne nje ene pak te thelle perzjeni kafen me qumeshtin regjni nje pas nje te gjitha biskotat, te cilat i vendosim ne rralle te ena e thelle katrore.
Ne nje ene tjeter perzjejme te verdhen e vezes me sheqerin, kur masa te jet omogjene shtojme maskarponen e rrahim mire me mikser. Te bardhen e vezes e rrahim kur te jet gati e shtojme te pjesa tjeter.
vazhdojme nje shtres biskota nje shtres maskarpone, ne fund persiper hellim pak kakao e vendosim ne frigorifer, e pas 2 oresh tiramisu light eshte gati per ju.
ju befte mire!!!!!
I love Tiramisu, too. Tezja ime e ben te shkelqyer, plus qe eshte e lehte - nuk te vel. =)
RispondiEliminaFlmd shume shume shume Lulu per komentin tek posti i Vivian. Po, ka shume floke mashalla. Do postoj foto dhe poste te tjera per gocen, here pas here. =)
<3 xoxo Lulu
Elimina