martedì 23 aprile 2013

Lulu-ja le mendjen per Pesto genovese, ose me mire xhane xhane borzilokun.

Ishte nje kohe kur une e urreja borzilokun, e shifja si nje bime shkure apo cfare dreqin ishte, pa shume dobi, edhe era e tij nuk me plq aspak. Me nje fjale nuk e preferoja joooo!!!!!!
 
Ne qytetin tim te lindjes, disi aty nga mesi e nga jugu i shqiperise, amvista e vjetra ose gjyshet vendese neper oboret e tyre rrisnin midis shume bimeve me era te forta edhe borzilok, me kujtohet veres pas vapes se drekes gjyshja ime me markuç (zorre ) qe vadiste "avlline" oborrin, era e dheut te sapo lagur e aroma e forte e borzilokut me shoqeron sa here qe gatuaj "peston Gjenovese" 
Kur sdo ta kisha menduar athere kur isha shume e vockel, qe keto gjerat; grimcate jetes se perditeshme te athershme do me benin te ndjeja kaq shume nostalgji, e ta dashuroja borzilokun kaq shume, ne nje toke te huaj e nje borzilok te huaj.
 
Nejse mos te zgjatem shume, pesto gjenovese me plq per dy gjera:
e para sepse eshte pjate verore e fresket e pasur me vlera ushqyse.
e dyta sepse kur jam ne pune para kompiterit e lodhur sa me ska, e menodoj cte ha kur te kethehm ne shtepi, fakti qene frigorifer ka pesto me plq, sepse nje nga mirat e pestos eshte qe mund te konservohet, edhe eshte sh sh easy per tu gatuar dy spageti me pesto me pak se 5 min kohe..
 
U ZGJATA SHUME.  ^_^
 
per kete recet ju nevojiten:  per 600 gram makarona, un perdor Linguine
 
  • borzilok-afersisht 100 gram
  • vaj ulliri extra vergine 3 luge gjelle
  • djath i grire  5 luge gjelle (parmigiano reggiano)
  • koko pisha 2 luge gjelle (keshtu i thone pinoleve ne shqip?????? )
  • hurdhera 2 thelpinj, (un si hell hurdhera sepse ikam inat)
  • kirpe te trashe aq sa duhet.
 
 
tani receta thot qe duhet te rrihet ne nje rahes prej guri mermeri e me nje si tip luge druri.
 
ne perdorim mikserin, del fantastike njesoj.
e vetmja  keshille qe mund tju jap eshte qe perbersit te jen ne temperatur ambjenti, edhe qe te rrihen ne mikser sa me shpjet te jet e mundur, keshtu nuk oksidohet.
 
Salca gjenovese, eshte sh e mire per te pergatitur sanduice, per te shoeruar makarona, apo gjera te tjera qe deshironi.
 
ju befte mire.







2 commenti:

  1. mmmm une e dua shume peston. Edhe une per fat te keq pata arstin te dashurohesha me te ne dhe te huaj

    RispondiElimina
    Risposte
    1. ahahah Jonki e vertete, imagjino tani qe fillon stina enxete sa lezet qe ka :D

      Elimina

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...