Per nje aperitiv te thjesht,apo thjesht per nje dreke me varp, ose per orarin e psuhimit ne pune, zakonisht perdor keto lloj tortash, qe ne shqip mund te mblidhen te gjitha nen fjalen "lakrore".
Me nje fjale nje pete brumi, me gjera te ndryshme (nga perimet, nga mishrat, nga djatherat)
Kjo qe bera une ishte nje recete last minut, duke pare cfare ndolleshe momentalisht ne frigorifer e duke fantazuar, rezultati ishte goxha i mire, vetem se e kisha ekzageruar disi me kripen :)
per te realizuar kete "lloj, soj, tip lakrori" ju nevojiten :P :
- 300 gram pasta brise
- 70 gram djath i bardhe
- 1 koker veze
- 3 kunguj jeshil (mesatar)
- nje maje luge salce domate te kondestuar
- 2/3 thelbinj hurdher
- 100 gram (pancetta)
- kripe edhe vaj e piper te zi (mos e eksagjeroni me kripen sepse djathind eshte pak i kripur)
- edhe pak djath i bardhe i bute, per te dekoruar.
pasta brise brumi brise:
Tipik i guzhines francese, eshte basa per te pergatitur tortat e kripura, si qysh behet pa veze, un e perdor edhe per tortat e embla, zakonisht per tortat e mbushura me reçel, nje nga keto dit do vendos nje recet super te thjesht.
per te realizuar pasten brise, ju nevojiten : (per nje tepsi me diameter 30 cm)
- 500 gram miell
- 250 gram gjalp
- 125 gram uje te ftohte (zerse se akull)
per te bere kete lakrorin.
Pastrojme kungujt, nje kungull e grijme holle ne rende, ndersa dy te tjeret i presim kubike, ne nje tigan, sverdhim pak fare hurdherat me pak fare vaj, shtojme kungujt edhe i lejme deri sa te zubten pak.
Kur shofim qe kungujt jane gati, shtojme pak salcen e kondestuar domatesh, i lejme 1 min bashke e pastaj shtojme pancetten, (eshte mish i thare goxha me yndyre, nqs deshironi me light, mund te vini proshutin)
Kur pancetta te jet skuqur pak, shtojme djathin e badhe, e lejme qe ky te shkrihet. E mbyllim zjarrin, e ku te jet ftohur pak i hellim vezen.
Marim brumin e hapim nje pete me diameter 24 cm (kaq e kisha tempsine une).
Shtrojme nje leter fure ose pak vaj te tepsia qe mos te ngjitet peta, shpojme peten me pirru, edhe hellim siper gjellen e lakrorit, i shtojme pak djathin e bute, edhe "i kethejme buzet" si ne foto.
e pjekim ne fure te nxete 45 minuta afersisht.
sh e thejsht, pak e rende per gustot e mia (por per pushimin e nje dite pune eshte goxha ok,
ju befte mire!!!!!!!!!!
ju befte mire!!!!!!!!!!