Zakonisht une i pergatis qoftet kur kam shume kohe te lire ne dispozicion, kam shume e shume receta qoftesh, nga ato vetem me perime, me djathera te ndryshme e deri te ato ultra light. Kjo recete qe po ju shkruaj eshte ajo universale, eshte baza per qofte mishi, te ciles sipas deshires mund ti shtoni edhe perime, apo qepe, te cilen une nuk e perdor ne kete recete. (ta keni parasysh qe keto receta jane sipas mendjes time)
Keto qofte mund te behen thjesht te skuqura apo me salca te ndryshme si ajo me domate, apo me base pureje pataesh apo me qull (se di ne shkruhet keshtu apo jo :( ) etj.
I kam shume qef qoftet qe beheshin ne Shqiperi, sidomos ato kur isha akoma e vockel, te cilat si kam gatuar kurre sepse me siguri do mbetesha e zhgenjyer edhe pse mishi i tanishem nuk ka shijen e atereshme, por edhe pse keto jane receta qe mua me pelqen ti haj vetem ne memedhe.
Sot po ju jap receten vetem per qofte me vone do te shkruaj edhe menyra te ndryshme te gatimit te tyre.
Per te pergatitur ketto "lloj" qoftesh ju nevoiten:
- 1 kg mish te grire (un zakonisht perdor mish te grire te perzier viçi edhe derri)
- 8-9 thelbinj hurdhera
- 2-3 kokera veze
- 1 tufe majadanoz (i grire sh holle)
- 2-3 filxhan kafeje me buke te grire
- 2-3 filxhan kafeje me djath te grire (tip grana )
- kripe
- piper te zi.
Kur masa te jet omogjene shtojme vezet edhe buken e grire, i perzjejme se bashku, pastaj shtojme edhe djathin, bejme nje si pune "topi" te madh e mbulojme me qeske guzhine edhe e lejme ne frigorifer per 45 minuta.
Pasi te kete kaluar kjo kohe marrim sasine e mishit edhe sipas deshires i bejme format, une bej disa topa te vegjel, sepse shume rralle i bej qoftet e skuqura. Zakonisht i shoqeroj me salce domatesh, (Me te cilen mund te bej edhe makarona) por kete recete do ta vendos ne vazhdim. Keto qofte mund ti konservoni ne frigorifer ne ngrirje edhe per 2 muaj, ne momentin e duhur mjafton ti nxirni nga ngrirja pak me pare edhe jane gati per tu gatuar.
superrr duken fantastike, do ti provoj se sben, flm, nga nje mike e Teles.
RispondiElimina