lunedì 10 settembre 2012

Apple Crumble. " Mollet me therime ne furre".




Apple crumble eshte nje embelsire tipike anglese, baza e se ciles eshte fruta e pjekur, mund te jene molle, dardha etj, te cilat perzihen me therime biskotash edhe piqen ne furre
Eshte disi e veshtire te gjesh perkethimin fjale per fjale te kesaj recete, por un do deshiroja ta quaj, "molle te ngateruara".

Ketu ne Milano sot bente goxha fresket, duket qe mungon pak edhe vjeshten e kemi te porta. Zakonisht kur fillon i fresketi, gjithnje me lind deshira per te bere nje emblesire me molle,sot vendosa te eksperimentoj kete emblesire anglese. (ahhh ta dine angleset e shkrete ci bera embelsires se tyre, qyqja Lulu çdo te gjeje)



per te pergatitur "molle te ngateruara" ju nevojiten.

  • 4-5 kokera molle
  • 2- dardha (sh te pjekura)
  • 1 pako - biskota te thara integrale (ose biskota normale)
  • 3- luge gjelle reçel fiku
  • 1/2 gote qumesht.
  • corn flakes (sipas deshires)
pergatitja e kesaj embelsire eshte sh e thjesht.










marrim mollet i pastrojm edhe i presim, si te deshirojme, ne rastin tim i preva katerore, gjithashtu edhe dardhat i perzjejme se bashku me biskotat e thermuara.
Shtojme sasine e qumeshtit me gjithe recelin e fikut. (ne kete rast nuk vendosim sheqer sepse reçeli i fikur eshte goxha i embel)
I perzjejme te gjitha bashke edhe i vendosim ne nje tave, ose ne tase te vegjel pe balte, per ti pjekur ne furre.
Furra duhet te jet e nxete 180 grad per 20 minuta.
une vendosa edhe corn flakes persiper, ne menyre qe embelsira te ishte me forte, me pelqen zhurma qe bejne gjerat e forta kur haen.  
 Duhet ngrene i vaket ose i ftohte.
ideale eshte te shoqeroht me akullore kur eshte pak e vaket.

ju befte mire.

Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...